Shendet

Simptoma më të ndryshme: Si të kuptoni nëse fëmijët kanë Covid-19

Shpesh është e vështirë, si prind, të dish se sa i sëmurë është fëmija juaj. Ashtu si kur mendoni se kanë një dhimbje në stomak për shkak të ushqimit dhe rezulton se është apendesit apo kur kanë një problem të vogël që mund ta kuroni në shtëpi dhe ju e dërgoni në spital.
E gjithë kjo situatë bëhet edhe më e ndërlikuar gjatë një pandemie globale, veçanërisht kur virusi në fjalë është i panjohur dhe asgjë nuk është totalisht e sigurt.
Ky virus ka kaq shumë simptoma të mundshme çka i bën prindërit të pyesin veten: "A ka fëmija im të ftohtë? Alergji? Mund të ketë Covid-19?"
Çdo gjë bëhet më e vështirë nëse keni një fëmijë që nuk mund të tregojë ku i dhemb saktësisht dhe cilat janë simptomat që mund të tregojnë një diagnozë.
Ka disa gjëra që prindërit duhet t'i mbajnë mend kur dyshojnë se fëmija i tyre është pozitiv me Covid-19.
Fëmijët mund të kenë simptoma pak më të ndryshme nga të rriturit. Në përgjithësi, shenjat e COVID-19 tek të rriturit dhe fëmijët janë mjaft të ngjashme: ethe, të dridhura, dhimbje muskulore, dhimbje koke, dhimbje të fytit, kollë dhe një humbje e shijes ose aromës, sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë.

"Por ka edhe disa prova që fëmijët kanë më pak të ngjarë të kenë ethe apo kollë," thotë AAP.
Gjithashtu, fëmijët mund të kenë më shumë të ngjarë të kenë probleme në stomak.
"Fëmijët mund të kenë më shumë të ngjarë të kenë simptoma gastrointestinale si të vjella, diarre ose humbje të oreksit," tha Dr. Margaret Aldrich, drejtore e kontrollit të infeksionit pediatrik në Spitalin e Fëmijëve në Montefiore në Nju Jork.
Diçka tjetër e rëndësishme është se nëse vëreni ndonjë "lodhje ekstreme, vështirësi në frymëmarrje, konfuzion, buzë të nxira, të vjella, diarre dhe/ose ethe që zgjasin më shumë se tre ditë", telefononi menjëherë pediatrin tuaj, tha Aldrich.
"Sfida e vërtetë është se sëmundjet virale janë shumë të zakonshme tek fëmijët dhe shpesh paraqiten me ethe, kollë, kongjestion dhe/ose simptoma gastrointestinale," tha Aldrich.
Tani për tani, tha Aldrich, është ide e mirë të krijoni panik për aq kohë sa Covid-19 është prezent.
"Nëse jetoni në një zonë me rrezik të lartë, me shumë raste të Covid, mbajini larg nga kushdo, madje kujdesin më të madh duhet ta keni kur fëmijët tuaj duan të qëndrojnë me fëmijë të tjerë që prindërit 'i'u sigurojnë' se thjesht kanë ftohje. Nuk ka rëndësi sa e vërtetë është kjo, thjesht mbajini larg.
Rob Darzynkiewicz drejtori i kompanisë së kujdesit ndaj shëndetit 'Hazel Health' tha se nganjëherë fëmijët e vegjël kanë idenë se të qenit i sëmurë është faji i tyre, gjë që mund t'i bëjë ata të mos flasin për këtë sepse ata nuk duan të jenë në probleme.
"Fëmijët ndonjëherë mund të ndjejnë zhgënjim ose faj kur sëmuren sepse mendojnë se do të thotë që ata bënë diçka të gabuar," tha ai.
Ai tha se nëse u shpjegoni atyre se të gjithë sëmuren dhe nuk ka nevojë të shqetësohen ose të trishtohen, ata mund të jenë më të gatshëm të thonë ku kanë dhimbje ose çfarë ndjejnë. Gjithashtu, Rob përmend faktin se prindërit mund te ndihmojnë shumë nëse në momentin që mendojnë se fëmijët e tyre mund të kenë virus, shkruajnë simptoma që fëmijët i kanë pasur më para dhe si ka ndryshuar gjendja gjatë ditëve. Kjo mund të ndihmojë mjekët në diagnozë.
Diçka e mirë është se fëmijët janë më pak të rrezikuar nga virusi dhe kanë më pak të ngjarë ta përhapin por kjo nuk do të thotë të tregoni më pak kujdes.
Ndërsa shumë fëmijë janë kthyer në kopësht dhe çerdhe edhe shumë të tjerë do të kthehen në shkollë, duhet të jeni vigjilentë dhe gjithmonë ti pyesni fëmijët sesi ndjehen dhe nëse kanë shqetësime.
Burimi:Huffpost. Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë