Lojëra me Dore

Simona Halep i kthehet fushës, dënimi i tenistes reduktohet nga 4 vjet në 9 muaj

Gazeta Si - Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS) në Lozanë, pasi ka pranuar rekursin e bërë nga tenistja rumune Simona Halep, ka vendosur ta reduktojë skualifikimin e saj nga 4 vjet në 9 muaj. Dënimi ishte dhënë për shkak të dopingut.

Simona Halep, ish-numri 1 i tenisit boteror. Gazeta Si, 6 mars 2024

"Paneli i KAS-it ka vendosur në unanimitet që dënimi prej 4 vitesh skualifikim i dhënë nga gjykata e pavarur e Itf (Federata Ndërkombëtare e Tenisit) duhet të reduktohet në 9 muaj, duke nisur nga 7 tetori 2022, periudhë që ka përfunduar më 6 korrik 2023", - shkruhet në komunikatën e KAS-it.

Halep, fituese e dy turneve Slam, mund të kthehet kështu menjëherë në fushë. Rumunia ishte pezullluar provizorisht prej tetorit 2022 dhe më pas u dënua nga ‘International Tennis Integrity Agency’ më 12 shtator 2023, pasi akuzohej për dy shkelje: e para për përdorim të një substance të ndaluar (roxadustat) në US Open 2022, e dyta për parregullsi në pasaportën biologjike

Gjykata pranoi tezën e Halep, sipas së cilës kishte marrë një integrator të kontaminuar. Po ashtu, edhe rrëzuar edhe akuzën në lidhe me pasaportën biologjike. Tenistja 31-vjeçare gjithmonë ka theksuar se është e pafajshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë