Gazeta Si – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS) në Lozanë, pasi ka pranuar rekursin e bërë nga tenistja rumune Simona Halep, ka vendosur ta reduktojë skualifikimin e saj nga 4 vjet në 9 muaj. Dënimi ishte dhënë për shkak të dopingut.
“Paneli i KAS-it ka vendosur në unanimitet që dënimi prej 4 vitesh skualifikim i dhënë nga gjykata e pavarur e Itf (Federata Ndërkombëtare e Tenisit) duhet të reduktohet në 9 muaj, duke nisur nga 7 tetori 2022, periudhë që ka përfunduar më 6 korrik 2023”, – shkruhet në komunikatën e KAS-it.
Halep, fituese e dy turneve Slam, mund të kthehet kështu menjëherë në fushë. Rumunia ishte pezullluar provizorisht prej tetorit 2022 dhe më pas u dënua nga ‘International Tennis Integrity Agency’ më 12 shtator 2023, pasi akuzohej për dy shkelje: e para për përdorim të një substance të ndaluar (roxadustat) në US Open 2022, e dyta për parregullsi në pasaportën biologjike
Gjykata pranoi tezën e Halep, sipas së cilës kishte marrë një integrator të kontaminuar. Po ashtu, edhe rrëzuar edhe akuzën në lidhe me pasaportën biologjike. Tenistja 31-vjeçare gjithmonë ka theksuar se është e pafajshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.