Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka bërë publike faktet më të reja për efikasitetin e vaksinës kineze.
Bino i referohet një studimi të publikuar më 17 maj në Kili për Coronavac, ku thotë se kjo vaksinë është 90,3% efektive në parandalimin e shtrimeve në kujdesin intensiv dhe 86% efektive në parandalimin e vdekjeve.
“Nga studimi i përditësuar në datën 17 Maj në Kili për Coronavac;
– 65,3% efektive në parandalimin e COVID -19 simptomatik
– 87% efektive në parandalimin e shtrimeve në spital
– 90,3% efektive në parandalimin e shtrimeve në kujdesin intensiv
– 86% efektive në parandalimin e vdekjeve”, shkruan Bino në Facebook.
Vaksina kineze, Coronavac, është një nga katër vaksinat që po përdoren në vendin tonë mes Pfizer, AstraZeneca dhe Sputnik V.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje