Gjimnazet me më shumë se 900 nxënës do të kenë dy oficerë policie, me vendim të Këshillit të Ministrave.
Institucionet e arsimit të mesëm të lartë gjimnaz, institucionet e arsimit të mesëm të orientuar, institucionet e arsimit bazë ose shkollat e bashkuara, që kanë mbi 900 nxënës, do të kenë dy oficerë sigurie. Po ashtu, edhe institucionet e arsimit të mesëm profesional, që kanë mbi 700 nxënës, thuhet në vendimin e qeverisë. Deri më tani shkollat me më shumë se 700 nxënës kishin vetëm një oficer sigurie.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.