Heidi Klum befasoi fansat e saj kur postoi një foto me pica, pasi kemi dëgjuar që shumë super modele e privojnë vetëen nga ushqimi i shpejtë. Çuditërisht doli që kjo nuk është e vërtetë.
Supermodelet e njohura kanë zbuluar disa sekrete që i ndihmojnë të jenë në formë.
Heidi Klum
Kjo supermodele, nënë e katër fëmijëve, shpesh pyetet për dietën që ndjek për të mbajtur një pamje aq të mrekullueshme. Në intervistat e saj Heidi thotë se nuk ka dietë të caktuar që ajo ndjek, përveç ushqimit të shëndetshëm, që nënkupton gatimin në shtëpi. Modelja thotë se kur hani jashtë , ju nuk mund të kontrolloni ushqimin që po merrni, ndaj është shumë e rëndësishme që ta keni situatën në kontroll, dhe kjo arrihet duke e bërë gjithçka vetë. Modelja ka edhe një rregull tjetër, asnjëherë nuk ha pas orë 6 të pasdites, kështu që ajo i jep trupit të saj më shumë kohë për të tretur ushqimin dhe për të djegur kaloritë.
Josephine Skriver
Josephine Skriver kombinon me sukses palestrën dhe mëngjesin që ha, gjë që e bën ditën e saj shumë produktive, ajo ka një sekret për të luftuar urinë, gjithmonë mban fruta në çantën e saj.
Modelja gjithashtu ka zbuluar se ajo ha pica, dhe burger por gjithmonë në sasi të kontrolluar, dhe këtë nuk e bën shpesh.
Bella Hadid
Në një nga postimet e saj në Snpchat ku modelja e Victoria Secret shfaqej duke me djathë të skuqur, patate të skuqura si dhe ketchup, ndërsa ka thënë se kjo është rutina e saj e përditshme. Mund të jetë e vështirë të besohet, por Bella i ka pjesë të vakteve të saj picat apo ushqimet e tjera të shpejta. Kjo mund të tingëllojë si një dietë ëndërr për shumë prej nesh, por trupi ynë është i ndryshëm, dhe ky ushqim nuk dëmton fare format e modeles 19 vjeçare.
Kendall Jenner
Nëse shikoni fotografitë e modeles në rrjetet sociale do të shihni se modelja ka shumë fotografi ku shfaqet duke ngrënë ushqime të shpejta. Modelja ka zbuluar se këto ushqime nuk i konsumon shpesh, sidomos kur bëhet fjalë për ditët kur ajo do të shfaqet në pasarela.
“Ndodh që ha këto ushqime, por jo gjithmonë” ka thënë modelja. Kendall preferon ushqime të shëndetshme si fruta, perime dhe çajidetox.
Lisa Lorles
Blogerja e shëndetit, bukurisë dhe palestrës, Lisa Lorles, ndan këshilla për ushqim të shëndetshëm në kanalin e saj në YouTube. Çuditërisht, recetat e saj të shëndetshme nuk përjashtojnë bukën , pitet dhe ëmbëlsirat. Lisa nuk numëron kaloritë por siguron ushqimet e pasura me vitanima minerale dhe karbohidrate. Sekreti i saj qëndron në zgjedhjen e ushqimit sa më të shëndetshëm.
Miranda Kerr
Modelja zbaton një dietë shumë të shëndetshme, ajo e nis ditën me një gotë ujë të ngrohtë me limon, gjatë ditës ajo konsumon lëng frutash , perime, salmon me një sallatë të freskët, ose mish pule. Një nga ushqimet që ajo gatuan shpesh për djalin dhe për vete është tërshëra .
Alessandra Ambrosio
Alessandra fillon ditën e saj me vezë të zierë dhe avokado, pas një stërvitje në paleter ajo pi lëng frutash. Në drekë, pulë ose mish peshku, ndonjëherë edhe sushi. Sekreti i formave të saj perfekte duket se qëndron tek çaji jeshil që ajo pi. Çaji jeshil mund të rrisë metabolizmin tuaj dhe të rrisë djegien e yndyrës.
Rosie Huntington-White
Rosie pranon se ndjek një dietë shumë të rreptë. Megjithatë ajo nuk mund të qëndrojë larg gjërave që i pëlqejnë, dhe kjo është arsyeja pse ajo ndjek rregullën “80/20”. Ky sistem nënkupton që ju duhet të hani 80 përqind të kohës ushqime të shëndetshme dhe 20 përqind e lini veten të lirë, të hani çfarë të doni. Unë përpiqem të bëj zgjedhjen e duhur, por kjo s’do të thotë se mund t’ju rezistojë patateve të skuqura në një darkë me miqtë.
Cara Delevingne
Ndryshe nga shumë modele të tjera që ndjekin një dietë strikte, Ciara e lë vetën të lirë në zgjedhjen e saj, ushqimet e shpejta nuk i kufizon në asnjë kohë, edhe në mes të shfaqjeve të modës. Por ato kalori që merr Ciara i djeg në palestër. Modelja shpenzon shumë kohë në palestër.
Gigi Hadid
Gigi Hadid bëri lajm kur ajo hyri në një burger në shfaqjen e Jimmy Fallon. Rezulton se Gigi provoi një burger në një nga restorantet e reja në NYC, çdo javë gjatë vitit. Ndërsa me entuziazëm duke marrë një kafshatë të ushqimit që mbante në dorë, modelja tha se jeton me moton: “Hani një burger për të qëndruar i shëndetshëm”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.