Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli njoftoi sot se ndër të infektuarit e rinj me Covid-19, ishin edhe dy mjekë të Spitalit “Shefqet Ndroqi” Në Tiranë. Por si mund të jenë infektuar personeli i Sanatoriumit? Burime për ABC News kanë bërë me dije se, një i sëmurë nga Lushnja i shtruar në Sanatorium për shqetësime të tjera, të palidhura me koronavirusin, u vizitua para disa ditësh nga një i afërm i ardhur nga Italia. Me sa duket dyshohet se i afërmi i të sëmurit ka qenë i infektuar nga Koronavirusi, për pasojë ka infektuar edhe pacientin që ndodhej i shtruar.
Personeli mjekësor i spitalit “Shefqet Ndroqi” që i kanë shërbyer pacientit, dyshohet se i janë nënshtruar testit për Covid-19, pasi është mësuar se pacienti i shtruar, është vizituar nga i afërmi i ardhur nga Italia. Ndërkohë është e paqartë situata e të afërmit “vizitor”, nuk dihet se ku ndodhet dhe se sa persona të tjerë mund të ketë kontaktuar pas ardhjes nga Italia. Ndërkohë pacienti që ishte i shtruar në Sanatorium është transferuar në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




