Dikush i ka kaluar në plazh, si në Australi, dikush ka marrë pjesë në ceremonitë tradicionale fetare, të tjerë janë mbledhur nëpër sheshe, ndërsa të tjerë kanë vendosur të vishen si Babagjyshë dhe të shpërndajnë dhurata.
Krishtlindjet u festuan në të gjithë botën në mënyra sa të ndryshme aq edhe spektakolare. Gazeta Si ju fton në një xhiro rreth botës për t’u mahnitur nga festimet dhe atmosfera e Krishtlindjeve.

Pasagjerët lënë dhurata në aeroportin e Gjilblartarit
Krishtilindje spektakolare në Walt Disney në San Francisko
Të krishterët mblidhen për meshën e mesnatës në kishën e provincës perëndimore të Indonezisë
Pas një udhëtimi nëpër botë ku ka shpërndarë dhurata nëpër mijëra shtëpi, Santa Klaus ka mbërritur në Venecia, ku u pa duke drejtuar një varkë.
Në Gjermani, qindra Babagjyshë u hipën motoçikletave duke shpërndarë dhurata.
Në Indi, ylli i Bollivudit Aishwarya Rai Bachchan i festoi Krishtlindjet me fëmijët e diagnostikuar me kancer.
Ndërkohë, në veri-lindje të Anglisë një grup të rinjsh u ngjitën në statujën e famshme të Engjëllit të Veriut, për të vendosur një kapelë Babagjyshi.
Kullat e Katedrales së Pecs në Budapest, ndriçohen me drita dekorative.
<
Në Alepo festohen për herë të parë pas shumë vitesh Krishtlindjet.
Sheshi i Kuq i Moskës ndricohet me drita të kuqe për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.
Krishtlindje “alla Australine”.
Dhjetëra të rinj të veshur me kostumet e Santa Klausit lundrojnë përgjatë kanalit të Venecias.
Papa Françesku përshëndet besimtarët dhe lexon lutjen e mesditës nga dritarja e studios së tij në sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, të dielën.
Krishtlindje në Moskë
Krishtlindje në Berlin
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



















