Mode

Si u bë ikonë mode brenda natës grupi K-pop

"NewJeans" mund të mos e kenë festuar ende ditëlindjen e tyre të parë, por grupi i Koresë së Jugut pas këngëve hit "Attention" dhe "Hype Boy" është bërë një emër i njohur në botën e modës.

Vetëm në mars, anëtarët e "NewJeans", Minji, Hanni, Danielle, Haerin dhe Hyein, të gjithë ende adoleshentë, kanë nënshkruar si ambasador global me Levi's, janë shfaqur në një sesion fotografik për American Vogue dhe janë emëruar ambasadorë për Javën e Modës në Seul. Dhe kjo është vetëm si një grup. Individualisht, Hanni përfaqëson Gucci dhe Armani Beauty, Hyein punon me Louis Vuitton, Danielle u kërkua nga Burberry dhe YSL Beauty, ndërsa Minji është ambasadore e Chanel në tre divizione: modë, bukuri dhe orë dhe bizhuteri.

Të dhënat nga agjencia e analitikës së mediave sociale LaunchMetrics tregojnë se yjet e K-pop janë për momentin më të kërkuarit në botë.

Markat kanë shumë opsione pasi NewJeans është një nga shumë grupet K-pop që po mbushin boshllëkun që kanë lënë BTS që u shpërbënë deri në vitin 2025.

Ndërkohë, grupet kryesore si Blackpink dhe Twice po nisin turne globale ndërkohë që grupi NewJeans ishin “të padukshëm” deri kohët e fundit kur industria e modës mori një kthesë drejt trendëve më të thjeshta.

Megjithëse ngritja e tyre meteorike është e ngjashme me atë të Blackpink, dhe të dy janë grupe vajzash me shumë anëtarë (NewJeans ka pesë anëtarë nga katër të Blackpink), këtu përfundojnë kryesisht ngjashmëritë. Kur bëhet fjalë për stilin, vajzat kanë një stil më të thjeshtë dhe përgjithësisht shfaqen natyrale.

NewJeans, në sezonin e parë të plotë veror, do të jetë pjesë e Coachella, ndërkohë që  Blackpink iu deshën 3 vite për të performuar në Coachella.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë