Shendet

Si t’u krijoni fëmijëve një rutinë dhe stabilitet në një vit shkollor jo normal

Nga Ana Homayoun- Për studentët dhe familjet kudo ku janë, viti i ardhshëm shkollor po fillon të ndjehet si një lavjerrëse midis opsioneve të të mësuarit në distancë, në klasë apo edhe hibrid. Ne po përballemi kolektivisht me një situatë marramendëse, me rrethet shkollore dhe prindërit që duhet të peshojnë rreziqet e ekspozimit ndaj koronavirusit të ri kundër përfitimeve të mësimit personal.

Pasiguria se si do të duket shkolla dhe sa do të vazhdojë e gjithë kjo, së bashku me frikën nga virusi, janë stresuese si për prindërit, ashtu edhe për fëmijët.

Studimi sugjeron që stresi dhe trauma mund të ndikojnë në funksionin ekzekutiv, i cili përfshin aftësi në organizim, të menduarit kritik dhe zgjidhjen e problemeve, planifikimin, vendimmarrjen dhe ekzekutimin e detyrave. Të gjitha këto janë kritike për suksesin në shkollë dhe në jetë.

Me të gjitha opsionet, dhe mundësinë e gjërave që ndryshojnë me pak ose aspak paralajmërim, si do të adaptohet një student që rregullisht ka nevojë për tu kujtuar në lidhje me gjithçka didaktike gjatë procesit mësimor, dosjet dixhitale nëpër skedarëve, platformat e shumta të mësimit dhe shpërqendrimet e pafundme? Si do të ndikojë ndryshimet e orareve dhe veprimtarive në mirëqenien e fëmijëve përmes një rutine dhe stabiliteti?

Fëmijët do të përballen më mirë nëse zhvillojnë një sens kontrolli ose autonomie, veçanërisht kur kalojnë në shkollë 9-vjeçare dhe të mesme. Ja se si mund t'i ndihmojmë ata të kapërcejnë me sukses tranzicionet që do të përjetojnë.

Vlerëso opsionet e që ke në dispozicion. Disa shkolla private dhe publike po ofrojnë disa mundësi për të mësuar, ose po planifikojnë të fillojnë me mësimin në distancë dhe të transferohen në mësimin hibrid ose personal, kur është e mundur.

"Nuk ka përgjigje të duhur dhe nuk ka zgjidhje të mirë," thotë Elizabeth Pinsky, një psikiatër fëmijësh dhe pediatër në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts. "Është një vendim krejtësisht i ndryshëm për çdo familje dhe për çdo fëmijë." Për fëmijët që vuajnë nga izolimi social dhe nuk janë të kënaqur me mësimin virtual, tranzicionet mund të jenë me vlerë, thotë Pinsky. Për fëmijët që janë me komplekse mjekësore ose me rrezik më të lartë, të vazhdosh me shkollimin në distancë mund të ketë kuptim.

Vëre qëndrimin dhe qasjen tënde. Për Dana Martinez, një analiste e kujdesit shëndetësor në Los Angeles me fëmijë në shkollë 9-vjeçare dhe të mesme, duke parë dhe pranuar realitetin e ri - dhe duke pohuar se nuk ka qenë e lehtë për askënd - ndihmoi familjen e saj të zhvillonte përshtatshmëri dhe fleksibilitet. "Unë jam larg akademisë," thotë Martinez, burri i së cilës jep mësim në një shkollë të mesme publike. “Fokusi im është në mbajtjen e ekuilibrave të tyre mendor. Unë mendoj se kjo është vërtet e vështirë. Dhe unë mendoj se është e frikshme”.

Në të njëjtën kohë, prindërit duhet të ndjehen të sigurt se "edhe diçka që mund të jetë e mirë për shumicën e fëmijëve mund ose nuk mund të funksionojë për familjet e tyre" thotë Meira Levinson, një profesore në Harvard Graduate School of Education që kohët e fundit është bashkë- autore e një artikulli të New England Journal of Medicine me temë: “Rihapja e shkollave fillore gjatë pandemisë”. Prindërit duhet të jenë të gatshëm të mbështesin atë që fëmijët e tyre kanë nevojë.

"Duhet patur shumë bujari dhe komunikim të mirë me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme" shton Pinsky, sepse adoleshentët janë më të ndikuar nga pandemia, pjesërisht sepse nuk nuk mund të kalojnë kohën me miqtë dhe të jenë larg nga familja e tyre, gjëra që janë të domosdoshme për zhvillimin e tyre.

Planifikoni dhe organizoni çdo ditë dhe javë. Edhe në kohët para-pandemisë, ajo që ne u kemi kërkuar studentëve të menaxhojnë, gjurmojnë dhe planifikojnë nuk përputhen domosdoshmërisht aty ku ishin në zhvillim. Një nxënës në klasën e gjashtë që lëvizte në shtatë klasa, të gjitha me detyra afatshkurtra dhe afatgjata, dhe detyrime jashtëshkollore dhe familjare, zakonisht ishte një recetë për stresin.

Tani më shumë se kurrë, është koha për të organizuar dhe ndjekur punë ose projekte përmes një planifikuesi me shkrim dhe për të shkruar oraret të cilat mund të shërbejnë për të lehtësuar ankthin. Nëse fëmija yt e bën këtë në mënyrë virtuale me një mik apo të afërm, mund të zvogëlojë ngarkesën e një prindi ose kujdestari dhe të forcojë lidhjet dhe një ndjenjë të bashkësisë.

Disa këshilla: Programo një kohë në fillim të javës për të lexuar portalet në internet dhe për të hartuar planet javore, dhe më pas do të të duhet pak kohë për kontrolle të shkurtra ditore. Ndaji ditët në blloqe kohe kushtuar lëvizjes, punës dhe pushimit të cilat do të varen nga detyrimet. Mund të krijosh një strukturë të qëndrueshme. Duhet një bashkëpunim me fëmijët për të gjetur mënyra argëtimi dhe strategji të përshtatshme tranzicioni për të filluar dhe mbaruar ditën, veçanërisht nëse ata do të jenë në shtëpi, është një mënyrë për t'i lënë ata të hartojnë zgjidhje dhe të ndjehen të fuqizuar. Vendos gjithashtu sisteme - lidhës, dosje dixhitale, hapësira për të punuar - përmes një  dialogu një nxit ide për të rregulluar atë që është e nevojshme nëse shkollimi i fëmijës lëviz nga mësimi hibrid ose në distancë në hibrid ose personal.

Vendos një hapësirë ​​për shkollën. Cherika Chatman është një organizatore e shtëpive dhe zyrave në Houston, vajza e së cilës, Maya, 13 vjeç, ka kaluar pjesën më të madhe të kohës në shtëpi pasi shkollat u mbyllën në mars. Shkolla publike ku ajo studion, do të fillojë vitin shkollor në mënyrë virtuale, dhe Chatman po e ndihmon atë të krijojë një hapësirë ​​studimi në shtëpi që ndihet mirë. "Ne jemi duke e ndryshuar hapësirën e shtëpisë në mënyrë që ajo të mund të ketë një mjedis të ndryshëm duke kaluar vitin shkollor edhe pse në shtëpi," thotë Chatman. Rregullimi i një dhome mund të sigurojë një perspektivë të qëndrueshme dhe mund t'i përgatisë mendërisht nxënësit për një vit të ri shkollor.

Për nxënësit që shumë nga mësimet e tyre do ti kryejnë në shtëpi këtë vjeshtë, është mirë të kesh një zonë të caktuar të ndarë nga anëtarët e tjerë të familjes mund të jetë e dobishme. Për mësimin në distancë, mjetet e nevojshme përfshijnë një laptop ose pajisje të ngjashme për punën në klasë, kufje për takime me video, disa mjete shkrimi, një planifikues letre dhe një dosje me ndarëse për marrjen e shënimeve në secilën klasë.

Kalimi i kohës së shkollës jashtë është një mundësi tjetër, edhe pse moti nuk lejon për të gjithë  vitin shkollor.

 Sara Jeffries nga Alexandria, ka studiuar vendosjen e një çadre (tende) në pjesën anësore të oborrit të saj, kështu që ajo dhe fqinjët mund të krijonin një klasë në natyrë, ku djali i saj dhe dy ose tre miq mund të punonin në internet së bashku.

Bashkëpuno për të gjetur zgjidhje. Për prindërit që nuk kanë qenë më parë të përfshirë në shkollën e fëmijës së tyre, Lauren Hittner, Pediatre e kujdesit parësor dhe nënë e dy fëmijëve, një në parashkollor dhe tjetri në klasën e dytë, thotë se tani është koha e shkëlqyer për bashkëpunim dhe për të ndarë sëbashku procesin. "Ne kemi nevojë për krijimtarinë e të gjithëve për ta zgjidhur këtë," thotë ajo. "Ne duhet të nderojmë krijimtarinë e mësuesve tanë dhe të përqafojmë rregullat e reja me mësimin e përqendruar tek fëmijët."

Koncepti i të rriturve që bashkëpunojnë për të edukuar fëmijët e njëri-tjetrit nuk është i ri, thotë profesori i Harvardit Levinson. Është një ide "që është pothuajse në çdo shoqëri në botë në të njëjtën kohë pothuajse në çdo kohë." Sigurisht, kjo nuk është gjithmonë e mundur ose e lehtë kur të dy prindërit punojnë, dhe familjeve gjithnjë e më shumë u është dashur të menaxhojnë në mënyrë fleksibël angazhimet për kujdesin e fëmijëve ose kohën krijuese ku prindërit dhe kujdestarët i zhvendosin gjërat në periudha të ndryshme të ditës.

Prioritizo mbështetjen sociale dhe emocionale. Nuk është sekret që pandemia na ka prekur emocionalisht të gjithëve ne, dhe se stresi i shtuar ndikon në aftësitë e funksionit ekzekutiv të një fëmije. Disa shkolla kanë vënë në dispozicion këshillim shtesë dhe mbështetje të shëndetit mendor, me qasje në internet duke rritur numrin e nxënësve që mund të përfitojnë. Asgjë nuk funksionon nëse nxënësit ndjehen të mbingarkuar psikikisht dhe të shqetësuar. Pasi fëmijët më të rritur në mënyrë aktive të identifikojnë cilat sisteme mbështetëse funksionojnë më mirë për ta - përfshirë mësimin virtual dhe ndihmën e shëndetit mendor - mund t'i investoni ato në proces.

Eksploro aktivitete alternative. Në zyrën time, kam parë që nxënësit motivohen më shumë për të zhvilluar aftësi më të mira organizative kur kanë më shumë kohë të lirë për të ndjekur aktivitete dhe interesa të tyre, dhe sa më shumë gjumë të bëjnë, ndjehen të freskët për të përfunduar punën me më pak shpërqendrim. Për disa nxënës, mungesa e aktiviteteve të vjeshtës dhe traditat e shkollës mund të rrisin zhgënjimet dhe frustrimet. Paniku i pranverës ishte menduar të ishte vetëm për disa javë, por ja ku jemi, me më pak shpresë në dukje. Por gjithashtu është një mundësi për të rimodeluar. Kështu që shumë nga ato që u kërkohej tradicionalisht nxënësve në shkollë dhe aktivitete, u linin atyre pak kohë të lirë. Studentët të cilët janë duke u përpjekur të gjejnë kohë për të ndjekur aktivitete të cilave u gëzojnë shumë, mund të jenë të motivuar për të zhvilluar aftësitë e tyre të funksionimit ekzekutiv./ Burimi Washingtonpost / Përshtati në shqip Gazeta Si

*Ana Homayoun është autore e tre librave, duke përfshirë “Social Media Wellness: Helping Tweens and Teens Thrive in an Unbalanced Digital World.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë