Ngjarje

Si t’i rikthejmë mjekët? Paketa me bonuse, strehim dhe lehtësi taksash

Përballë hemoragjisë së bluzave të bardha, Shqipëria po sheh mundësinë e rikthimit të mjekëve, qoftë edhe mënyrë periodike, për të dhënë kontributin dhe shkencën e tyre në atdhe. Dhe këtë synon ta bëjë edhe me paketa mbështetjeje;paketa që do të përmbushin pritshmëritë që mjekët kanë në punën e tyre, por edhe duke ofruar bonuse, mbështetje për strehim, suport fiskal dhe elementë të tjerë. Elona Bano,drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, tha për Gazetën “Si” se së pari po synohet promovimi i vlerave të mjekëve që punojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë por dhe krijimi i një rrjeti komunikimi mes tyre”.
Pas konferencës “Takimi i Mjekësisë në Diasporë”, që u organizua këtë të enjte në Tiranë, Bano u shppreh se “qëllimi është që mjekët jo vetëm të njihen por qësëbashku me bashkëpunimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe programit “Mjekët për Diasporën” të mund të shihet mundësia e ardhjes së mjekëve qoftë në mënyrë periodike, qoftë të përhershme në Shqipëri. “Qëllimi tjetër i këtij takimi ishte jo vetëm krijimi i një rrjeti mjekësh, por edhe organizimi i profesionistëve shqiptarëjashtë vendit si në shoqatat në Gjermani, shoqatat në Itali, sepse duhet që mjekët të mbrojnë interesat e tyre, atje dhe këtu,” thotë Bano.

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko

Gjatë takimit, Ministri për Diasporën Pandeli Majkou shpreh se mjekët shqiptarë janë kudo nëpër botë, disa prej tyre edhe në poste të rëndësishme. Ai shpjegoi se vetëm në vitin 2018, Gjermania priti 630 mjekëshqiptarë, ndërsa Zvicër 300-400 syresh. Ndër të tjera, Majko shpjegoi se vendi ynë nuk ofron të njëjtat mundësi për mjekët si vendet pritëse, por mjekët duhet të komunikojnë dhe të zgjerojnë rrethin e tyre për lidhjet profesionale.
“Anëtarët e Diasporës vazhdojnë të kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe institucionale jo vetëm me rikthimin e tyre në Shqipëri, por edhe përmes “kthimit virtual”. Bashkëpunimi me kolegët e tyre në vendin e origjinës krijon një sinergji profesionale e institucionale me rrjetet dhe shoqatat e profesionistëve në vendet e Bashkimit Evropian, ShBA e vende të tjera të zhvilluara. Diaspora është mundësia që kombi të bëhet varianti më i mirë i vetvetes,” shtoi ministri.
Ndërsa Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, shpjegoi se ky takim është pjesë e Samitit të Diasporës. Ajo shtoi se në dy vitet e fundit Shqipërisë i janë shtuar 113 mjekë të huaj, ndërkohë që sipas ministres largimi i mjekëve nuk është problem vetëm në vendin tonë, por edhe nëvende të tjera si Itali, Kroaci, Rumani e të tjerë. Ajo shpjegoi gjithashtu se paketa “Mjekët për Diasporën”, është një paketëmbështetjeje për rikthimin e mjekëve, e cila do të përmbushë pritshmëritë qëata kanë në punën e tyre. Kjo paketë mendohet të përmbajë bonusin e mjekëve, mbështetjen e strehimit, suportin për paketën fiskale dhe elementë të tjerë.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Sot është e mundur me epokën digjitale të kontribuoni për shëndetësinë shqiptare, edhe duke shkëmbyer eksperiencat me mjekët shqiptarë. Ky takim do të vijojëme tryezat teknike edhe për paketën e re. Krijimi i urave të bashkëpunimit në erën digjitale dhe mundësitë e komunikimit sot janë shumë të mëdha”, tha Manastirliu.
Pjesë e takimit ishte edhe rektori i universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, i cili tha se studentët e mjekësisëshkëlqejnë në shtetet e huaja sepse janë shumë të përgatitur. Ai theksoi se “ne jemi shumë të fortë si individë por të dobët si komunitet, ndaj duhet të forcohemi edhe më shumë dhe të organizohemi brenda vendit fillimisht. Ndërsa Fatmir Brahimaj, President i Urdhrit të Mjekut shpjegoi se vendi ynë tashmë prej kohësh ështëi angazhuar në të gjitha organizimet ndërkombëtare dhe rajonale përsa i përket fushës së mjekësisë, por duhet të rritet dhe të profesionalizohet edhe më shumë në këtë drejtim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë