Keshilla

Si t’i mbrojmë fëmijët prej goditjes nga nxehtësia?

Në muajt e verës ‘armiku’ kryesor i foshnjave dhe fëmijëve të vegjël është nxehtësia, së bashku me lagështinë që rrit perceptimin e nxehtësisë. Foshnjat dhe fëmijët e vegjël nuk i kanë zhvilluar ende mekanizmat e rregullimit të temperaturës së trupit dhe janë më të rrezikuar nga goditja e nxehtësisë. Për këtë arsye, është e rëndësishme të dini se çfarë të bëni dhe si të silleni në rast të nxehtësisë së tepërt.

Kur nxehtësia bëhet problem?

Në çdo mjedis, të jashtëm apo të brendshëm, foshnjat dhe fëmijët e vegjël të ekspozuar ndaj temperaturave të larta të verës mund të përjetojnë një rritje të shpejtë të temperaturës së trupit. Nxehtësia mund të bëhet problem kur fëmijët shumë të vegjël shfaqin shenja të vuajtjes nga stresi, si të qarat pa pushim, më pak reagim ndaj stimujve, si lojërat ose zëri, dhe më pak gjallëri, buzët e thata, lëkurë të ftohtë, dridhje dhe madje të vjella.

Nëse prindërit ose kujdestarët i njohin shenjat e goditjes nga nxehtësia dhe marrin masat e duhura, stresi i nxehtësisë mund të zgjidhet vetë brenda disa orësh dhe pa probleme për të porsalindurin. Megjithatë, nëse stresi i nxehtësisë vazhdon me kalimin e kohës pa marrë asnjë veprim adekuat, shenjat e stresit të nxehtësisë mund të bëhen simptoma më serioze si ethe (hiperpireksia), vështirësi në frymëmarrje, konvulsione, mungesë reaktiviteti ndaj stimujve (apati) dhe dehidrim. Me këto simptoma është thelbësore që menjëherë të shkoni në urgjencën më të afërt.

Nxehtësia, si të sillemi?

Kur për shkak të vapës, fëmija fillon të shfaqë shenja stresi, është e rëndësishme të hidratoni dhe ftohni trupin në mënyrën më natyrale dhe efektive të mundshme. Është thelbësore të rritet ajrimi i një ambienti të mbyllur me ajër të kondicionuar, ose ta çoni fëmijën në një ambient të ajrosur dhe me hije nëse është jashtë; për më tepër, nëse është e mundur të bëni një banjë me ujë të freskët për të zvogëluar nxehtësinë e akumuluar.

Është e nevojshme të hidratohet i porsalinduri/foshnja me qumësht gjiri ose formula ose me ujë në gllënjka të vogla tek fëmijët më të rritur. Në rast të temperaturës më të lartë se 38°, jepni një antipiretik, si paracetamol ose ibuprofen dhe nëse fëmija nuk përmirësohet ose shfaq shqetësime në vetëdijen, është e rëndësishme që fëmija të vizitojë pediatrin ose ta çoni në urgjencë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë