Mode

Si të zgjedhim çantën e duhur?

Për të ditur se çfarë çante duhet të merrni me vete kur të dilni, fillimisht duhet të vendosni se cilat këpucë do të vishni në mënyrë që t'i kombinoni së bashku. Këpucët janë të rëndësishme njejtë sa çanta. Sipas eksertëve të modës, një nga pyetjet më të rëndësishme që duhet t'i bëni vetes çdo ditë është "çfarë do të marr me vete". Nëse e keni të qartë këtë pyetje atëherë do ta keni më të thjshtë për të zgjedhur çantën tuaj.


Ekspertët e modës thonë se çantat kanë të njëjtën madhësi, siç kanë edhe rrobat. Një madhësi nuk iu përshtatet të gjithave. Ne duhet të përdorim madhësinë e duhur dhe të gjithë kan një listë sendesh të ndryshme, për të mbajtur në çantë. Nëse nuk keni shumë gjëra për të mbajtur me vete, atëherë është e kotë të mbani një çantë të madhe.


Njëjë si madhësia, ka rëndësi edhe forma gjithashtu. Për shembull, nëse gjejmë një çantë të vogël por që në dukje ka hapsirë, mund të na shërbejë për një darkë jashtë, në mënyrë që të mos marrim një çantë të madhe për të cilën do të na duhen dhe më shumë orë për ta kombinuar me veshjet.

Përgjithësisht janë përdorur çantat e mëdha, të ngjashme me shportat, çantat e mjekëvë dhe ku mund të mbaje një sërë gjërash , por kohët e fundit moda është përqëndruar tek çantat e vogla, që stilistët hera herës i quajnë "çantat e kukllave"./The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë