Ngjarje

Si të shpëtojmë botën nga uria?

Sistemi global i ushqimit prej kohësh është në udhëkryq. Ndërkohë që disa udhëheqës globalë të administratave ushqimore kudo në botë japin mendimet e tyre se si mund të zgjidhim këtë çështje në të ardhmen. Bota tashmë është në mes të trazirave, më të mëdha demografike që historia e njerëzimit ka parë.
“Një ndryshim në një ekonomi me bazë bimore është thelbësore për të ardhmen afatgjatë të ushqimit dhe bujqësisë. Ndërsa në kufijtë mes turbullirave urbane dhe rurale, bujqësia është e vendosur për të udhëhequr këtë ndryshim,” Louise Fresco, kryetare e bordit ekzekutiv të universitetit Wageningen, në Holandë
Popullsia e botës është gjithnjë në rritje dhe gjithnjë më shumë ka kërkesa për konsum. Vetëm prodhimi i ushqimit të mjaftueshëm për të gjithë popullsinë, kontribuon në 19 deri në 29 për qind të emetimeve të gazeve serë në Tokë. Hapësirat e mëdha që kërkohen për bujqësinë tradicionale kanë qenë një nga nxitësit kryesorë të degradimit të mjedisit, humbjes së habitatit dhe shkatërrimit të natyrës.

Louise Fresco

“Disa nga sfidat mund të plotësohen nga zgjidhjet teknologjike. Inovacionet e teknologjisë së lartë do të çojnë një revolucion në bujqësi që e bën më të saktë, produktiv dhe të qëndrueshëm prodhimin,” Caleb Harper, drejtor i Iniciativës së Hapur të Bujqësisë në MIT Media Lab, laborator në institutin e Teknologjisë në Masashutas.
Shkatërrimi nuk ndodh vetëm në një mënyrë. Ndotja e klimës tashmë lidhet edhe me të korrat në përmasa të vogla. Ekspertët marrin shembullin e fermerëve, të cilët nuk vuajnë vetëm për ushqimin, por edhe për një sërë domosdoshmërish të tjera të jetesës. Si shembull ata marrin Indinë, ku është rritur numri i vetëvrasjeve, për shkak të prodhimit të pakët dhe falimentimit të biznese.
Sipas ekspertëve kjo do të thotë se edhe nëse prodhojmë me bollëk, uria nuk do të zhduket. Sipas përllogaritjeve të OKB-së, nga mesi i këtij shekulli, popullsia do të arrijë deri në 10 miliardë, kështu që nevojat për ushqim do të bëhen gjithnjë e më të mëdha.

Caleb Harper

Këto janë sfida të mëdha, por njohuritë, praktikat dhe teknologjitë për të lehtësuar shumë prej këtyre problemeve tashmë ekzistojnë. Pyetja është se si i përdorin ata dhe kush do të ndikojë vërtetë në këtë ndryshim.
“Sot ne jemi plotësisht të aftë për të zhdukur urinë në botë, por arsyet që ne nuk po e bëjmë këtë janë për shkak të mënyrës se si është ndërtuar sistemi ushqimor,” tha José Graziano da Silva, drejtor i përgjithshëm i Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi të Kombeve të Bashkuara.

Jose Graziano da Silva

Ndërsa Kristalina Georgieva, drejtoreshë e përgjithshme e Bankës Botërore, mendon se bujqësia e qëndrueshme dhe me karbon të ulët, duhet të jetë prioritet edhe për subvencionet e burimet financiare, të kompanive prodhuese. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë