Shendet

Si të marrim veten pas tërmetit? Një manual për shëndetin mendor

Të gjithë jemi të tronditur nga lëkundjet e tokës këto ditë. Është mëse normale dhe njerëzore që të na mbërthejë ankthi për sigurinë, tonën apo të familjes dhe të njerëzve të afërm, sidomos nëse qëndron në një zonë të prekur nga tërmeti. E po ashtu është mëse normale që të ndjehemi të frikësuar dhe shqetësuar vazhdimisht.

Kjo është gjendja që na bashkon në këto momente, ndërsa ndasitë janë se gjithsecili ka mënyra të ndryshme sesi ta përballojnë këtë situatë. Hapi i parë, që sipas Fondacionit për Shëndetin Mendor, një fondacion neozelandez, është pranimi i ndjenjës së pasigurisë, frikës, ankthit dhe shqetësimit.

Veç kësaj, përmes një broshure të shkurtër, ky fondacion jep disa këshilla ndihmëse, sidomos për shëndetin mendor të fëmijëve.

Flisni me të miturit dhe adoleshentët për ndjenjat e tyre dhe sesi janë ndikuar nga tërmeti.

Përdorni gjithmonë fjali pyetëse të shkurtëra dhe të thjeshta.

Përgatituni për të dëgjuar e diskutuar të njëjtat detaje më shumë se një herë.

Sigurohuni që fëmijët të kuptojnë se nuk është faji i tyre se përse janë të frikësuar dhe në ankth.

Shpjegojuni që edhe ju, të rriturit nuk jeni në gjendje që të kuptoni pse ndodhin disa gjëra.

Bëni maksimumin që të jeni mbështetës, të dashur, të thjeshtë, të qetë dhe të parashikuar.

Inkurajojini fëmijët që të angazhohen në aktivitete e ushtrime fizike.

Reagimet e njerëzve ndryshojnë. Dikush mund të flasë më pak dhe të përqëndrohet më shumë tek detyrat e thjeshta. Një tjetër mund të flasë më shumë. Veproni sipas mënyrës që ju vjen natyrshëm, por duke patur parasysh që të jeni sa më shumë në kontakt me të afërm, miq apo njerëz të tjerë.

Komuniko vazhdimisht me familjarët, miqtë, fqinjët dhe kolegët. Fol me ta për mendimet dhe ndjenjat, edhe për frikën e ankthin.

Ruaj ekuilibrin e jetës, mes nevojave personale, punës dhe detyrimeve familjare. Menaxho zotimet si normalisht, megjithëse të thuash “jo” ndonjëherë nuk ka asgjë të keqe

Ushqehu me kujdes. Përdor një dietë të shëndetshme me ushqime që veprojnë si mburojë natyrale kundër stresit

Ushtro sa më shumë që të jetë e mundur aktivitet fizik

Gjej gjithmonë kohën për qetësim, duke marrë frymë thellë, apo teknika e metoda të tjera për reduktimin e ankthit dhe stresit

Ruaj rutinën ditore, sa më shumë që të jetë e mundur, përfshirë këtu edhe fjetjen me orët e nevojshme

Gjej diçka për t’u marrë. Kujdesu për të tjerët, ndonjëherë ndihmon për të harruar telashet tona. Të gjitha pyetjet “po sikur” janë më të lodhshme sesa të ndihmosh të tjerët. Mundohu të realizosh gjëra të vogla, që ju ndihmojnë të jeni pozitivë

Qesh sa më shumë. Reflekto mbi gjërat e mira të jetës

Tregohuni të duruar me veten. Nguliteni në kokë se vetëm ju e keni në dorë që të rifitoni ekuilibrin e jetës

Reagimi fizik ndaj tërmeteve

Truri ynë prodhon adrenalinë në situata stresi. Kjo shkakton mungesë përqëndrimi dhe gjendje ankthi. Në vetvete, ky është një paralajmërim që organizmi ynë na jep që të jemi të kujdesshëm dhe gati për të vepruar. Këto ndjenja mund të largohen, por nëse lëkundjet zgjasin mund të kërkojnë më shumë kohë. Tre këshilla:

Mundohu të ruash rutinën
Merr frymë ngadalë dhe me hundë
Kujtohu se frika pritej dhe hiqni tutje paniku
n

Je vetëm ti?

Jo! Ndonjëherë, kur e keni të vështirë që të dilni me miqtë dhe njerëzit e tjerë rreth jush, mendo që të flasësh me persona të tjerë të panjohur, qoftë edhe online. Dëgjo muzikë dhe fol në telefon, mbase mund të ndihmosh të tjerët.

 

Më Shumë