Shendet

Si të luftojmë pagjumësinë pa medikamente

Të gjithë e dimë që mënyra e jetesës është një faktor shumë i rëndësishme, për mirëqenien tonë. Në bazë të ushqimeve që konsumojmë, orëve të gjumi dhe të gjitha veprimtarive tona të përditshme, ne mund të jemi më shumë ose më pak produktiv në angazhimet që kemi.
Një ndër faktorët më të mëdhenj që ndikon në këtë aspekt, është edhe gjumi. Mungesa e gjumit, apo një gjumë jo i mirë mund të shkaktojnë një sërë faktorësh që ndikojnë në cilësinë e jetës. Përgjithësisht, mungesa e gjumit gjatë natës, shkakton nivel të ulët përqendrimi dhe njerëzit që qëndrojnë shumë vonë zgjuar, shpesh herë në mëngjes e kanë shumë të vështirë të zgjohen për të shkuar në shkollë apo në punë.

Por studiuesit tashmë kanë gjetur një mënyrë se si njerëzit mund të “luftojnë” pagjumësinë, duke mos përdorur medikamente që shpesh herë janë të rrezikshme për zemrën. Ata shprehen se trajtimi me anë të rregullimit të cilësisë së jetesës do të jetë më i shpejtë dhe ne një kohë më të shkurtër.
Në studim u përfshinë rreth 22 njerëz që kishin probleme me pagjumësinë. Përgjithësisht, të gjithë ata flinin në orën 2:30 dhe zgjoheni në orën 10:15 të mëngjesit. Pjesa më e madhe e tyre ishin të lodhur nga kjo situatë dhe kishin më shumë gjasa se njerëzit që bënin një gjumë normal për t’u prekur nga depresioni.

Për një periudhë prej tre javësh, atyre i’u kërkua të ndryshonin intervalin kohorë se kur do të flinin, duke fjetur kështu 1 orë në drekë dhe në darkë të flinin 2 orë më përpara se sa ishin mësuar, më pas duhet të zgjoheshin rreth një orë përpara se të shkonin në punë. Gjithashtu, pjesëmarrësve i’u përcaktua se duhet të hanin të tre vaktet në të njëjtin orar çdo ditë.
Gjetjet e hulumtimit, të cilat u kryen nga pedagogët e tre universiteteve të Biminghamit dhe Surrey-it në Mbretërinë e Bashkuar dhe Monash në Australi, u botuan në revistën Sleep Medicine.
Pas trajtimit prej tre javësh, rezultatet e pjesëmarrësve ishin të ndryshme. Ata ndjeheshin më pozitive dhe treguan se kishin një performancë të shkëlqyer në punë. Një prej ekspertëve në këtë studim, Andrew Bagshaw, nga Qendra për Shëndetin e trurit në universitetin e Birminnghamit tha se, duke pasur zakone të tilla kur gjumi është në orët e vona, njerëzit nuk do të mund të përshtaten me shoqërinë, gjë kjo që do të sjellë një sërë shqetësimesh.

“Ne donim të shihnim nëse njerëzit mund ta zgjidhnin këtë problem në kushte shtëpie, pa marrë medikamente të shumta. Kjo rezultoi një provë e suksesshme. Tashmë njerëzit duhet të kuptojnë njëherë e mirë se zakonet e tilla, janë të dëmshme për shëndetin mendor,” shtoi ai.
Gjithashtu, ai shtoi se kjo gjithashtu ishte e lidhur me përmirësime në mirëqenien mendore dhe përgjumjen, që do të thotë se ishte një rezultat shumë pozitiv për pjesëmarrësit.
Ndërsa Elise Facer-Childs një tjetër studiuese nga universiteti Monash, u shpreh se duke njohur gabimet njerëzore dhe duke ofruar mjete për t’i përmirësuar ato do të krijojmë një shoqëri që vazhdimisht do të luftojë për të për të arritur produktivitet në angazhimet e tyre dhe përqendrim të lartë./The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë