Për të qenë një baba modern duhet të kesh shumë aftësi të ndryshme, thuhet në një anketim i bërë së fundi.
Hulumtimi, i cili është kryer nga ‘Braun’ pak para Ditës së Babait, ka zbuluar se baballarët modernë duhet të kenë shumë informacione dhe aftësi – duke përfshirë përdorimin e rrjeteve sociale e deri te mbajtja mend e teksteve të këngëve ‘hit’.
Pra, përdorimi i Instagram-it nuk është e vetmja gjë që mund ta bëjë dikë të konsiderohet si baba modern.
Sipas hulumtuesve, baballarët gjithashtu duhet t’i kenë edhe talentet ‘tradicionale’ si rregullimi i biçikletave dhe kompjuterëve.
Përveç këtyre, aftësitë e domosdoshme që baballarët duhet t’i përfshijnë edhe “ndërrimin e natës” për ta ushqyer beben, dërgimin e fëmijëve në shkollë dhe duhet të dinë si t’ia rregullojnë gërshetat vajzës.
Këto nuk janë të vetmet – baballarët modernë gjithashtu duhet të jenë të aftë të gatuajnë vet, si dhe duhet të dinë të komunikojnë mirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.