Mode

Si ta zgjidhim problemin “e kam dollapin plot, por s’kam asgjë ç’të vesh”?

Herët a vonë të gjithëve na ka ndodhur që të “mos kemi asgjë për të veshur”, ndërkohë nga ana tjetër kemi një dollap të tejmbushur me rroba. Nëse buxheti na lejon dhe nëse kemi pak kohë, nuk do të mendojmë për dollapin e tejmbushur por përsëri do të blejmë rroba. Sidoqoftë, nëse ndalemi për të reflektuar, duhet të kuptojmë se ka disa zgjidhje.

Çrregullimi.
Të gjithë kemi një sërë rrobash, që i grumbullojmë në një hapësirë të vogël dhe harrojmë që ekzistojnë. Për të mos përmendur faktin se mund të jenë të pa lara apo të pahekurosura, shpesh herë blejmë rroba kot ndërkohë që i kemi të njëjtat. Duket e pa mundur, por misioni është që t’i rregullojmë rrobat në një vend të dukshëm dh të mbajmë vetëm ato që janë të nevojshme për stinën.
Veshjet "taktike".
Për të qenë në gjendje të përballojmë nevoja të ndryshme, madje dhe ato të papriturat, ne të gjithë kemi veshje për raste të ndryshme në dollapin tonë. Disa nga veshjet themelore janë klasike, të prera mirë që mund t’i kombinojmë lehtësisht dhe i lëmë mënjanë nga të tjerat. Për këto na duhen pak kohë për t’i gjetur.

Blerja inteligjente.
Kur dalim për blerje, vendosni disa qëllime se çfarë ju duhet dhe çfarë do të merrni. Do të jetë më e lehtë në këtë mënyrë të shkoni në shtëpi duke pasu me vete rrobat që vërtet ju duhen. Para se të blini një veshje pyesni vetën, nëse është madhësia e duhur, nëse këpucët nuk ju vrasin dhe kujtohuni mos keni ndonjë të ngjashme në shtëpi.
Kini kujdes me ngjyrat
Ndoshta ju pëlqen kur shihni se jeni veshur me ngjyra të bukura, por kur të përdorni ngjyra duhet të keni parasysh të jenë nën madhësinë e duhur. Gjithashtu, kujdesuni që ngjyra e veshjeve të shkojë me ngjyrën e lëkurës tuaj, ndërkohë mendoni si do e kombinoni atë me aksesorë të ndryshëm.

Mos blini gjithmonë të njëjtat gjëra
Duke qenë se kemi disa rroba që nuk i kushtojmë rëndësi, në të kundër kemi edhe disa rroba të cilat i duam shumë, aq sa blejmë të njëjtat veshje edhe shumë herë të tjera. Kështu që nëse keni një palë xhins të thjeshta, duhet të blini një bluze që mund të ketë detaje me ngjyra, ose një bluze me xixa.
Zgjidhni veshjet që do t’i përdorni
Zakonisht kur shkojmë në dyqane, duhet të kemi parasysh se çfarë veshje do të përdorim. Nuk duhet të blini një fustan shumë ekstravagant, nëse nuk do ta vishni kurrë, ose të blini taka ndërkohë që vishni atlete gjatë gjithë kohës. Kështu që keni mundësi të shmangni shpenzimet tuaja të tepërta, duke menduar “nuk kam asgjë për të veshur”./TGCOM24/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë