Ngjarje

Si sot 100 vjet më parë kur bota i dha fund Luftës së Parë

Pavarësisht përplasjeve, nacionalizmit dhe debateve politike, pothuajse të gjithë udhëheqësit botërorë kanë marrë pjesë në një ceremoni madhështorë në Paris, për të përkujtuar100-vjetorin e amnistisë që i dha fund Luftës së Parë Botërore.

Presidenti i Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin janë mes liderëve që u mblodhën në ceremoninë përkujtimore në Harkun e Triumfit. Më shumë se 70 liderë botërorë marshuan nën çadra të zeza në krah të presidentit francez Emmanuel Macron, ndërkohë që këmbanat e kishave ranë nëpër të gjithë qytetin.

Emanuel Macron, Angela Merkel dhe Donald Trump 

Rreth 9.7 milionë ushtarë dhe 10 milionë civilë vdiqën në Luftën e Parë Botërore, e cila zgjati nga 1914-1918. Në një fjalim, Macron u kërkoi udhëheqësve që të punojnë me njëri-tjetrin për paqen e përbashkët.

Pak përpara se udhëheqësit të mblidheshin në Harkun e Triumfit, një protestuese nudo, e cilakishte shkruar në kraharor fjalët "paqeruajtës i rremë" iu afrua makinëssë zotit Trump, por u kap nga policia franceze. Një grup prej 50 organizatash planifikojnëtë mbajnë një demonstratë në Paris, në shenjë proteste ndaj vizitës sëudhëheqësit amerikan. 

Ceremoni madhështorë në Paris, për të përkujtuar100 vjetorin e amnistisë që i dha fund Luftës së Parë Botërore.

Macron dhe kancelaria gjermane Angela Merkel do të marrin pjesë në një konferencë paqeje në Forumin e Paqes së Parisit, ku do të marrin pjesë edhe me presidenti rus Vladimir Putin dhe ai turk Rexhep Tajip Erdogan.

Të shtunën, Macron dhe Merkel vizituan qytetin e Compiègnenë Francën veriore, ku nënshkruan një libër përkujtimor në një vagon identik me atë ku u nënshkrua armëpushimi i vitit 1918.  

Angela Merkel dhe Emmanuel Macron nënshkruajnë një libër përkujtimor

Ceremoni madhështore mbahen në mbarë botën për të shënuar njëqindvjetorin e armëpushimit që i dha fund Luftës së Parë Botërore.

Në Australi u zhvillua një ceremoni kombëtare për viktimat e Luftës së Canberras, ndërsa në Adelaide një aeroplan hodhi mijëra letra të kuqe në simbolikë paqeje. Në Zelandën e Re, u zhvillua një paradë ushtarake në kryeqytetin e Wellingtonit, ndërsa në Indi u mbajtën përkujtimore për 74.000 trupat që vdiqën duke luftuar në anën tjetër të botës. 

Zelanda e Re

Krerët e kombeve të “Commonwealth”-it, forcat e të cilëve u dërguan nën komandën britanike 100 vite më parë, dhanë gjithashtu një mesazh paqeje dhe shprese për botën, për shekullin në vijim.

Adelaide 

“Ajo ishte një luftë ku India nuk u përfshidrejtpërdrejtë, e megjithatë ushtarët tanë luftuan në mbarë botën për kauzën epaqes”, shkroi kryeministri indian, Narendra Modi, në Twitter këtë të diel.

“Për të nesërmet tona, ata hoqën dorë nga ‘e sotmja’ e tyre”, tha kryeministri australian, Scott Morrison përpara një turme njerëzish të mbledhur për ceremoninë kombëtare të Ditës së Përkujtimit në Canberra.

Përkujtimoret në Paris, të përqëndruara në varrin e“Ushtarit të Panjohur” nën Harkun e Triumfit, përfshijnë edhe paralajmërimet mbi rrezikun e nacionalizmit në kohët moderne.

Donald Trump dhe Emanuel Macron 

“Kjo nuk është thjesht një ditë përkujtimoreje, por duhettë jetë edhe një thirrje e fuqishme për veprim”, tha një ditë më parëKancelarja gjermane Angela Merkel, pasi vizitoi zonën pyjore në verilindje tëFrancës, ku u nënshkrua marrëveshja e armëpushimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë