Ngjarje

Si protestuan gratë në mbarë Ballkanin

Në disa vende të Ballkanit gratë e festuan ndryshe 8 marsin. Për ditën Ndërkombëtare të Gruas, organizuan protesta për më shumë të drejta. Protesta ishte një mënyrë për të tërhequr vëmendjen për gjendjen e vështirë ku ato ndodhen.
Në kryeqytetin e Serbisë, protestuesit mbanin banderola në duar që kishin të shkruara shprehje si “Puna, jo uria”, “Ushqim dhe jo armë”, duke dashur të tërheqin vëmendjen tek çështjet e vazhdueshme të pabarazisë gjinore, dhunën seksuale, diskriminimin dhe legjislacioni i pa respektueshëm për mbrojtjen e të drejtave të grave në Serbi.
Nën sloganin “Ne marshojmë, nuk festojmë, gratë në kryeqytetin e Kosovës, protestuan për diskriminimin dhe standardet e imponuara në një vend ku viktimat e dhunës në familje shpesh janë në mëshirën e një sistemi gjyqësor që nuk i mbron.
Në Rumani, dy organizata jofitimprurëse feministe organizuan një protestë paqësore përpara selisë së gjykatës, për të shprehur zemërimin e tyre ndaj abuzimit seksual dhe dhunës ndaj grave.
Gjithashtu, edhe gratë në Malin e Zi gjithashtu u bashkuan me valën e demonstratave të mbajtura më 8 mars në të gjithë rajonin.

Në kryeqytetin e Kroacisë, Zagrebin, grupet feministe organizuan “marshin e natës” vjetore duke thënë se 8 marsi është dita kur dalim në rrugë, dita kur duhet të protestojnë për të drejtat e tyre.
Vitin e kaluar, qindra gra kroate folën për përvojat traumaike që pësuan gjatë lindjes në spitalet e vendit të tyre, duke vënë në qendër të vëmendjes çështjen e dhunë obstetrike.
Sipas një studimi të Departamentit të Politikave të Parlamentit Europian për të Drejtat e Qytetarëve, botuar në janar, prevalenca e dhunës në familje ndaj grave në Ballkanin Perëndimor është e lartë, ndërsa përqindjet e raportimit të dhunës së tillë ndaj institucioneve janë jashtëzakonisht të ulëta.
Studimi paralajmëroi se vrasjet e grave në kontekstin e dhunës familjare dhe intime, duket se ndodhin shpesh, por nuk janë të dokumentuara në mënyrë adekuate.
Të dhënat treguan se edhe përdhunimet, gjithashtu janë një problem serioz në vendet e Ballkanit Perëndimor, megjithatë është e vështirë të paraqiten të dhëna të besueshme, pasi të dhënat zyrtare shpesh janë të panjohura ose të pabotuara. Për shkak të kësaj, organizatat joqeveritare të ndryshme për të drejtat të grave shpesh mbledhin të dhëna për rastet duke analizuar raportet e medies.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë