Mode

Si po zhvishen burrat nga kostumet zyrtare

Në librin e tij “THE SUN Also Rises,” Ernest Hemingway e përshkroi falimentimin si diçka që ndodh gradualisht dhe papritmas. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për veshjet e meshkujve. Për dekada me radhë kostumet kanë sunduar në vendin e punës.

Fillimisht kostumi nuk vishej çdo ditë në zyrë, por vetëm në raste të veçanta, si mbledhje apo takime të ndryshme. Por pas viteve '90 kjo veshje u bë e zakonshme në përditshmërinë e njerëzve që punonin në zyra. Padyshim në disa vende pune kostumi vijon të jetë ende veshja zyrtare. Por në shumë vende ky kusht ka filluar të zbehet, xhaketa po zëvendësohet me veshje sportive, bluzat me jakë po zëvendësojnë këmishat. Në vitin 2004, "New York Times" raportoi se numër i biznesmenëve dhe të famshmëve që vishnin T-shirt ishte rritur. Gjithashtu disa vite më vonë ky trend vazhdoi edhe kur firma amerikane e veshjeve për burra UNTUCKit, nxori koleksionin e ri të këmishave të thurura, që ngjanin më shumë më sportiven se sa me klasiken. Ky trend filloi të ndiqej në masë dhe njerëzit e famshëm zgjidhnin këtë veshje thuajse në të gjitha daljet e tyre.

Chris Riccobono, menaxher  kompanisë UNTUCKit, thotë se këmishat e ndërthurura mes sportives dhe klasikes janë më të rehatshme, gjithashtu janë të kombinueshme me çdo lloj veshje.

Sipas Aaron Mack Schloff, nënkryetar i etiketës së veshjeve në Nju Jork, thotë se një këmishë në vendin e  punës nuk krijon komoditet, ajo rrudhet sapo të ulesh në karrige. Kjo bën që ju mos të tregoni pamjen perfekte gjatë një takimi të rëndësishëm zyrtar. Stilistë të ndryshëm të modës sugjerojnë se edhe nëse vishni këmishë në vendin e punës, duhet të jeni të kujdesshëm gjatë qëndrimit tuaj në oraret e punës, me qëllim që pamja juaj të duket sa më perfekte, ndonëse burrat janë dembelë sa i përket kësaj pjese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë