Analize

Si po përgatitet Italia për vaksinimin emergjent të popullsisë në janar

Italia po përgatitet të nisë një fushatë masive vaksinimi në janar, pasi të këtë siguruar dozat e parë nga Bashkimi Europian i cili ka lidhur marrëveshje më të paktën gjashtë kompani farmaceutike që po punojë për zbulimin e vaksinave.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza deklaroi shtunën gjatë një takimi me farmacistët se shpërndarja e vaksinave do të fillojë në janarit dhe se qeveria ka bërë tanimë gati një plan emergjent vaksinimi. "Kjo fushatë do të jetë pa precedent ... do të kërkojë një mobilizim të jashtëzakonshëm" të burimeve, tha ai.

Qeveria italiane ka caktuar një task forcë për të planifikuar se si dhe ku do të shpërndahen dozat e para kur rregullatorët ndërkombëtarë miratojnë vaksinat e tre kompanive që kanë prezantuar deri tani kandidatë të suksesshme.

"Vaksinat përfaqësojnë një përparim të madh në historinë e njerëzimit," tha Speranza.

Italia caktoi një fond prej 400 milion euro për vaksinat dhe ilaçet anti-Covid

Grupi i ekspertëve i ngritur për të këshilluar qeverinë italiane tha të premten se mbikëqyrja kombëtare dhe ndërkombëtare e zhvillimit të vaksinave ofron garanci për sigurinë e tyre.

Cilat vaksina do të jenë në dispozicion në Itali?

Italia nuk po vë bast për një vaksinë të vetme. Qeveria po investon në mundësi të ndryshme në mënyrë që të blejë "një numër më të madh të vaksinave të disponueshme", sipas Franco Locatelli, kreu i panelit këshillues të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo do të thotë që vaksina të ndryshme do të jenë të disponueshme në Itali kur dhe kur marrin miratimin e rregullatorit. Italia ishte një nga vendet e para që dorëzoi një kërkesë në Bashkimin Europian për të rezervuar dozat e kandidatëve më premtues të vaksinave para se ato të dalin në treg.

Së bashku me partnerët e saj, BE tashmë ka siguruar të paktën 300 milion doza të vaksinës eksperimentale të zhvilluar nga Universiteti i Oxfordit dhe AstraZeneca, deri në 300 milion doza të vaksinës që po zhvillohet nga Sanofi dhe GlaxoSmithKline, të paktën 225 milion doza të një kandidati të CureVac, të paktën 200 milion doza të vaksinës të zhvilluara nga BioNTech dhe Pfizer, dhe të paktën 200 milion doza të vaksinës së Johnson & Johnson. Blloku ka blerë tanimë po ashtu miliona doza nga Moderna.

Domenico Arcuri, personi i ngarkuar për të planifikuar operacionet e vaksinimit në vendin fqinj, ka thënë se ka më shumë gjasa që vaksina e parë qe do të jetë e disponueshme në Italia është ajo e Pfizer.

Sa të disponueshme do të jenë vaksinat në Itali?

Sipas BE-së, dozat që unioni kanë rezervuar do të ndahen në proporcion me popullsinë e secilit vend, kështu që Italia do të marrë fillimisht 13.5 për qind të dozave, e treta pas Gjermanisë (18.6 për qind) dhe Francës (15.0 për qind).

Kjo i jep Italisë të paktën 165 milion vaksina nga të gjitha dozat e siguruara nga BE deri më tani, për popullsinë e saj prej 60.2 milion njerëz.

Por jo të gjitha këto vaksina do të jenë gati në të njëjtën kohë dhe as furnitorët nuk do të jenë të gatshëm të shpërndajnë të gjitha dozat menjëherë. 27.2 milion doza të vaksinës Pfizer që Italia mund të marrë vitin e ardhshëm, për shembull, do të ishin të mjaftueshme për të vaksinuar 13.6 milion njerëz pasi që secili të ketë marrë dy doza brenda disa javësh.

Sipas Arcuri, qeveria pret që në raundin e parë të vaksinimeve të marrë 3.4 milion doza për 1.7 milion njerëz.

Kush do të vaksinohet i pari?

Italia do të ftojë njerëzit që futen në kategoritë e rrezikut të lartë të vaksinohen të parët” thotë Arcuri.

Të moshuarit, njerëzit me sëmundje kronike, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe personeli i shtëpive të moshuarve pritet të jenë ndër përfituesit e parë.

Qeveria italiane ka vendosur të koordinojë planin e saj të vaksinimit në shkallë vendi në vend që t'ua lë autoriteteve rajonale, të cilët zakonisht janë përgjegjës për kujdesin shëndetësor lokal.  Një nga sfidat kryesore është mënyra e ruajtjes së vaksinave të tilla si ajo e Pfizer që duhet të mbahen në temperatura të ulëta deri në -80 gradë C.

Task forca gjithashtu po planifikon se ku do të kryhen vaksinimet, duke zgjedhur klinikat ekzistuese të vaksinimit dhe zyrat e mjekëve por edhe duke krijuar qendra të përkohshme vaksinimi.

Autoriteteve rajonale u është kërkuar të identifikojnë ambiente të përshtatshme magazinimi.

Sidoqoftë, një studim i fundit zbuloi se gati 50 për qind e njerëzve të pyetur në Itali thanë se do të kishin dyshime për t'u vaksinuar, përfshirë 11 përnqind të cilët e përshkruanin veten si "plotësisht kundër" një vaksine.

Shkencëtarët vlerësojnë se 60-90 për qind e një popullate duhet të vaksinohen çdo vit për të arritur imunitetin e tufës kundër koronavirusit dhe për të ndaluar shpërthimet në të ardhmen.

Vaksina do të jetë falas në Itali dhe Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza dhe duket se do të jetë vullnetar.

*Burimet: "Locale.It", "Corriere della Sera". Përgatiti: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë