Ngjarje

What’s App po ndihmon aktivizimin e femrave në protesta

“What’s App” është një ndër aplikacionet më të shkarkuara, nga sistemet shkëmbimit të mesazheve, në botë. Kohët e fundit ky aplikacion është cilësuar një nga hallkat kryesore për udhëheqjen e aktivizimit të femrave në Britaninë e madhe.

Jess Philip

Sipas deputetes së Partisë së Punës në Angli, Jess Philips, platforma e mesazheve të menjëhershme dhe të lira për t’u përdorur u jep grave një hapësirë të sigurt për të diskutuar ide dhe të ndërtojnë strategjitë e veprimit,  kjo platformë është shumë e dëshiruar jo vetëm për të gjitha aktivistet por edhe për të gjithë të tjerët.

Deputetja e Partisë së Punës për qytetin e Birmingemin, tregoi se debati parlamentar për legalizimin e abortit në Irlandën e Veriut ishte pothuajse, ekskluzivitet i komunikimit në Whats Up. “Ka një ndryshim në mënyrën se si gratë e të gjitha moshave organizohen vitet e fundit,” tha 37 vjeçarja për The Times.

“Protesta rozë”

Gratë kanë nevojë për hapësira ku mund të ndjehen të lira, të flasin dhe të organizohen së bashku dhe ky aplikacioni e ka krijuar këtë mundësi nëpërmjet botës  virtuale. Philips tregoi se  përfitime të grupeve në Whats Up, që mund të mbajnë deri në 256 përdorues, janë të pafundme. Ajo tha se shumë njerëz, në zonat zgjedhore që kishte përshkuar, duke përfshirë komunitete të ndryshme, shprehin ide për zhvillimin e protestave që në thelb kanë mbrojtjen e të drejtave të tyre.

“Unë mund të marr një mesazh nga shumë komunitete përmes këtyre grupeve në pak sekonda,” tha ajo. Gjatë gjithë kohës mund të informohem për problemet që shqetësojnë femrat dhe të diskutoj se cilat janë mënyrat më të mira që ato duhet të ndërmarrin për të zgjidhur problemet e tyre”, shton deputetja.

Philips ka qenë një zëdhënëse e një sërë fushatash për të drejtat e grave, një ndër to ishte dhe nisma e fundit  që u zhvillua para disa muajve, e quajtur “Protesta rozë”. Deputetja foli në këtë protestë për uljen e çmimit të produkteve që shërbejnë për menstruacionet, në  familjet  me të ardhura të ulëta,  për gratë pasi lindin dhe për minorenet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë