Mjedis

Si po e shkatërron ndotja e naftës Vjosën

Derdhja e mbetjeve të naftës nga kompania shtetërore Shqiptare Albpetrol ndotin lumin Vjosa, një krim mjedisor që aktivistët paralajmërojnë se kërcënon ekosistemin e saj, i cili është konsideruar nga shkencëtarët si një oaz i biodiversitetit. Prej 220 kilometra i gjatë, nga mali deri në det lumi i Vjosës derdhet i lirë, nga një kanion në një shtrat të gjerë lumor me gjiret, plazhet dhe ishujt prej zhavorri të bardhe. Rrjedha e poshtme të shtratit të lumit është aq i gjerë dy kilometra, duke krijuar një peizazh që të lë pa frymë.
Megjithatë, ekosistemi i pasur i lumit më të madh dhe të egër të Evropës, ashtu si e quajnë shkencëtarët, është duke u shkatërruar nda ndotja e naftës. Derdhjet e naftës nga depozitat e kompanisë shtetërore Albpetol afër fshatit Gorisht, rreth 160 kilometra në jug të Kryeqytetit të Tiranës, kanë derdhur mbetje të naftës në lumin Vjosa.

Mediat e huaja shkruajnë se kjo rrjedhë nuk është një rast i izoluar dhe ndotja ka arritur një nivel kritik në dy fusha nafte të menaxhuara nga AlbPetrol në fshatin Gorisht dhe Cakran.
Sipas aktivistit, rrjedha e vazhdueshme e mbetjeve të naftës nga stacioni i kompanisë përbën një krim mjedisor, i cili jo vetëm kërcënon florën dhe faunën, por edhe ndot tokën dhe burimet e ujit të freskët.
I pyetur nga media të huaja, Albpetrol pranoi përmes një deklarate me shkrim hedhjen e mbetjeve të naftës në lumin Vjosa, por theksoi se kjo ishte ndotje historike dhe fajësoi kompanitë koncensionare që kishin menaxhuar këto fusha nafte gjatë dekadës së fundit.
“Arsyet për ndërprerjen e marrëveshjeve koncensionare për këto dy fusha nafte ishin shumë por në mesin e tyre ishin edhe dështimi për të investuar në ruajtjen e mjedisit, shëndetit dhe sigurisë punëtore,” tha një zëdhënës i kompanisë Albpetrol.

Lumi i Vjosës i ndotur nga nafta

“Në momentin kur kompania mori përsipër fushat e naftës situata mjedisore ishte serioze. E dimë që zgjidhjet kërkojnë investime dhe kompania është e vetëdijshme që duhet të punojë më shumë për këtë fenomen,” tha ai.
Lumi Vjosa rrjedh nga malet Pindus në Greqi dhe kalon përmes Shqipërisë. Sipas studiuesve Vjosa është një habitet i shumë llojeve kafshësh dhe bimësh të cilat janë të rralla nga lumenjtë e tjerë evropianë.
Në prill të vitit 2017, rreth 30 shkencëtarë nga katër vende të ndryshme evropiane zbritën për një javë në Luginën e Vjosës dhe studiuan biodiversitetin e saj duke regjistruar 300 krijesa të ndryshme, duke përfshirë 41 specie të gjetura për herë të parë në Shqipëri. Megjithëse, dihet se shumë prej këtyre krijesave janë të kërcënuara nga zhdukja për shkak të ndotjes. Pak kilometra larg bregut të lumit, në majë të një kodre afër fshatit Gorisht, ndodhen depozitat e kompanisë Alpetrol. Fusha ku qëndron stacioni i naftës nuk është i banuar dhe të vetmit njerëz që ecin në tokë janë barinjtë, të cilët duken të shqetësuar nga era e rëndë e naftës dhe gazit. Brenda stacionit ndërtesa të cilat janë braktisur përpara shumë vitesh tashmë janë të shkatërruara. Në anën e poshtme të stacionit është një pellg i madh ku deponozitohen mbetjet e naftës.   

“Këtu ndotja është ekstreme, nafta ishte të paktën gjysmë metër e thellë, por pjesa më e madhe ishte e larë nga reshjet e shiut,” tha Besnik Kapaj, një fermer nga fshati Karbunarë, i cili e ka ndërtuar shtëpinë e tij buzë lumit.
“Gjatë muajve të verës, ndotja është më e dukshme, sepse nafta është depozituar dhe ka një erë të rëndë, ndërkohë që në dimër lahet nga shiu,” shtoi ai.
Dëmtimi që ka shkaktuar nafta zë një hapësirë të madhe në tokë, e cila mund të shihet edhe përmes fotografive satelitore në Google Earth, pasi nuk është zona e vetme në rajon e ndotur nga mbetjet e naftës.
Një raport i monitorimit mjedisor e prodhuar nga një kompanie e specializuar, tregon se “lumi” i mbetjeve të naftës përbën një kërcënim edhe për njerëzit lokal, sepse shumica e depozitave emergjente në puse nuk janë të përforcuar me beton.
Monitorimi mjedisor i kryer nga CME në periudhën Shkurt-Prill 2018, raporton se në grupet e 2,6,8,9 dhe 17 të fushës së naftës Gorisht-Kocul ka një përqendrim të lartë të gazit sulfurik, dy deri në tetë herë më e lartë se norma e lejuar.

Depozita të naftës nga kompania Albpetrol

Një tjetër raport monitorimi i CME për fushën e naftës Cakran-Mollaj tregon për një situatë të ngjashme, duke vënë në dukje se në grupet e depozitave për mbledhjen e lëngjeve ishin nën standard. Vetëm grupi i pusit Q17 ka një depozitë betoni të lidhur me stacionin e dekantimit në Usoje. Ndërsa të gjitha vendet e tjera janë hapur në mënyrë amatore,pa hidroizolim dhe shtresë betoni.
Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Tokës për ndotjen e lumit Vjosa nga industria e naftës ka theksuar se në tre vitet e fundit ka kryer disa inspektime të zonës së naftës Gorisht, Amonice dhe Kocul, ku vendosi gjoba për kompanitë e naftës të cilat kishin shkaktuar dëme mjedisore.
Gjithashtu ekspertët thanë se kishin inspektuar edhe më vonë stacionin e dekantimit Gorisht dhe futja e pajisjeve të reja për trajtimin e mbetjeve të naftës kishte reduktuar ndikimin në mjedis.
Nxjerrja e naftës nga fushat në Shqipërinë Jugore, që nga viti 1930 nuk ka qenë pa pasoja për rajonin dhe popullin e saj. Një hetim i mëparshëm i publikuar nga mediat në tetor të vitit 2017, ekspozoi ndikimin negativ në shëndetin e njerëzve që jetonin në afërsi të fushës së naftës Patos-Marinza, e cila është fusha më e madhe e naftës në Evropë.

"Kur merremi me lumenjtë dhe konkretisht me Vjosën, që ne e konsiderojmë si një nga më të rëndësishmit në Ballkan, ne besojmë se duhet të trajtohet në mënyrë specifike", tha Olsi Nika, drejtor ekzekutiv i Eco Albania .
"Ndotja industriale ka një efekt shumë negativ në faunën e këtij lumi dhe prek të gjithë zinxhirin ushqimor, duke marrë parasysh faktin se ka peshkatarë që jetojnë nga gjallesat në lumin e Vjosës," shtoi ai.

Nika, e cila për vite ka udhëhequr një fushatë për të mbrojtur Vjosën nga digat, u bën thirrje institucioneve të reagojnë ndaj ndotjes së shkaktuar nga industria e naftës.
"Në këtë rast flagrant Inspektorati i Mjedisit duhet të kishte vepruar tashmë. Kjo ndotje dëmton seriozisht lumin e fundit të egër në Evropë ," tha ai. /BIRN/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë