Ngjarje

Si po e shkatërrojnë jetën tuaj rrjetet sociale

Ne jetojmë në një epokë ku rrjetet sociale janë prezent gjatë gjithë kohës jetën tonë, duke e bërë më të vështirë komunikimin mes njëri-tjetrit. Për shkak të varësisë, disa përdorues kanë kaluar faza depresive në jetë dhe kanë vetë vlerësim të ulët.
Ekspertët kanë vënë në dukje efektet e dëmshme të kohës që njerëzit kalojnë në rrjete sociale, si dhe shfaqja e “sindromës së fragmentit digjital”. Sipas tyre, kjo sindromë shkakton një sërë problemesh të cilat dhjetëra dokumente shkencore kanë vërtetuar se vijnë vetëm nga varësia kundrejt teknologjisë.
Doktori Imran Rashid, një mjek i përgjithshëm që punon në spitalin Aleris-Hamlet në Danimarkë, tha se qindra-milion njerëz po përjetojnë këtë sindromë dhe efektet e pajisjeve teknologjike janë aq toksike për trupin dhe mendjen sa ndotësit e mjedisit. Rashid tregon 10 mënyra se si pajisjet teknologjike po i’u shkatërrojnë jetën.
1-Mungesa e marrëdhënieve kuptimplota
Rashid beson se ndërsa jetojmë në një kohë të gjatë me teknologjinë, do të largohemi mjaftueshëm nga njerëzit që na rrethojnë. Kjo sjell një mungesë të marrëdhënieve emocional, pasi niveli i Hormonit “Oxytocin” bie. Shpesh referohemi si “hormoni i marrëdhënieve”, oxitocina është hormoni që ngrihet nëpërmjet proceseve biologjike si lindja, ushqyerja me gji dhe marrëdhëniet seksuale.
“Ky hormon mund të përdoret si një masë shkencore, se sa të thella janë marrëdhëniet tona. Kur nuk i prekni aq shumë njerëzit tuaj të afërt, stimulimi juaj hormonal do të zvogëlohet,” thotë dr Rashid.

2-Do të keni më shumë stres
Nevoja e vazhdueshme për të kontrolluar thirrjet, njoftimet, mesazhet, rrjetet sociale dhe email-et i’u mban në një gjendje të vazhdueshme stresi dhe pa sigurie dhe kështu edhe reagimet ndaj të tjerëve do të paraqesin stresin që keni. Sipas Rashid, të gjithë e dinë se rrjetet sociale shkaktojnë zvogëlim të aftësisë për t’u rimëkëmbur nga stresi, i cili matet me nivelet hormonit të stresit, kortizolit.
“Studimet kanë zbuluar së nëse po lexon një libër në vend të qëndrimit në rrjetet sociale, niveli i kortizolit zvogëlohen më shpejtë. Niveli i lartë i këtij hormoni, shkakton presionin e lartë të gjakut dhe gjendjen e ankthit,” shton ai.
3- Do të jeni një prind i keq.
Rashid tha se aftësitë prindërore mund të ndikohen negativisht nëse prindërit vazhdimisht shpërqendrohen nga telefoni i tyre. Ai u shpreh se fëmija gjithashtu, do të marrë zakonet e tyre.
“Fëmijët nuk e bëjnë atë që i tregoni se duhet të bëjë, ata bëjnë atë që bëni ju. Nëse ju i tregoni atyre se të qenit në një marrëdhënie, do të thotë të jesh i distancuar dhe vazhdimisht i përqendruar në një ekran tableta apo telefoni, do të bëheni modeli i tyre në marrëdhëniet që do të kenë në të ardhmen,” shtoi ai.
Gjithashtu, ai shprehet se nuk do të jetë vetëm kjo ajo që do të përjetojnë. Sipas një hulumtimi të financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit fëmijët do të kenë aftësi njohëse shumë të ulëta.
4-Gjumë i keq
Sipas një studimi në vitin 2017 nga universiteti i Pitsburgut, qëndrimi në telefon ndikon në cilësinë e gjumit. Hulumtuesit zbuluan se personat që përdorin telefonin para se të flenë, reduktojnë orarin e gjumit ose bëjnë gjumë të keq. Rashid shpjegon se ka një arsye fiziologjike pse ndodh kjo gjë. Ai shprehet se, drita blu e emetuar nga pajisjet teknologjike godet trurin tonë dhe na bën të mendojmë se është ende ditë, kështu që trupi nuk prodhon mjaft melatoninë që të ketë gjumë të mirë dhe në kohë të shpejtë.

5-Asnjë entipati për të tjerët
Ju do të jeni tepër egoist, nëse jeni të varur nga pajisjet teknologjike. Sipas një studimi të universitetit të Miciganit, në SHBA gjatë 20 viteve të fundit rezultati i “ndjeshmërisë” ka rënë me 40 për qind në fëmijët e shkollave të mesme. Rënia me e madhe ka ndodhur pas viteve 2000, të cilët ekspertët, duke përfshirë Rashid, besojnë se janë të lidhur me zhvillimin e pajisjeve teknologjike. Sipas Rashid një nga çështjet e mëdha të ndjeshmërisë është se kontakti sy më sy, që rrallë herë e gjejmë tek njerëzit sot.
“Nëse shumë nga ndërveprimet tuaja shoqërore bëhen pa zhvilluar shqisat tuaja, mund të hubisni aftësitë për t’u integruar në shoqëri,”shprehet ai
Sipas një studimi të vitit 1960 i quajtur "The Stanford Marshmallow Experiment" tregoi se sa e rëndësishme është vetëkontrolli në një moshë të re. Në eksperiment, 600 fëmijëve i’u ofrua zgjedhja mes të pasurit një marshmllow në atë moment, ose të prisnin 15 minuta për të pasur dy. Studiuesit treguan se fëmijët në moshën e rritur mund të kontrollonin impulsivitetin e tyre.
7-Dembelizmi
Përdorimi i vazhdueshëm i pajisjeve teknologjike mund ta bëjë trurin tuaj të “heqë dorë” nga vendimmarrja dhe gjithmonë zgjedh gjithmonë opsionin më të lehtë. Rashid shpjegon se të qenit në internet për periudha të gjata na jep pak doza “dopamin”, një hormon në tru që aktivizohet sa herë vendosim të bëjmë një veprim. Fëmijët tashmë janë duke pasur probleme të shëndetit mendor për shkak të telefonave dhe të tabletave.
Sipas ekspertëve vetëm një orë në ditë duke qëndruar në një tabletë ose telefon mund të jetë e mjaftueshme për të bërë që fëmijët të jenë të shqetësuar ose të dëshpëruar. Kjo mund t’i bëjë ata më pak kurioz, më pak të aftë për të përfunduar detyrat dhe më pak emocionalisht të qëndrueshëm.
Përpos adoleshentëve, edhe fëmijët nën moshën 10 vjeç janë të rrezikuar për të pasur një zhvillim të ngadaltë të trurit.
Studiuesit në universitetin shtetëror të San Diegos dhe në universitetin e Gjeorgjisë, analizuan të dhënat e më shumë se 40.000 fëmijëve të SHBA nga mosha 2 deri në moshën 17 vjeç. Adoleshentët që shpenzojnë më shumë se shtatë orë në ditë, në telefona dhe tableta kanë dy herë më shumë gjasa të diagnostikohen me ankth ose depresionin. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në SHBA vlerëson se fëmijët dhe adoleshentët kalojnë mesatarisht 5-7 orë në ekran gjatë kohës së lirë.
“Kur ju jeni vazhdimisht të mbi ngarkuar me zgjedhje, keni një mbingarkesë mendore. Aftësia e trurit tuaj për të vendosur, bie ngadalë a ju nuk do e kuptoni. Kjo mund të tregohet nga fakti se njerëzit kanë më shumë gjasa të marrin telefonin e tyre se sa një libër,” shton Rashid.
Sipas një studimi të publikuar nga shoqata Psikologjike Amerikane, vetëm 16 për qind e nxënësve të shkollës së mesme në vitin 2016, lexonin çdo ditë një libër, revistë ose gazetë, krahasuar me 60 për qind në vitet 1970.

8-Shpenzimi i më shumë parave
Ju mund të keni parë një reklamë në Facebok e cila promovon një sërë gjërash që dëshiron t’i blesh. Kjo së bashku me shumë “kurthe” të tjerë, janë ato që kompanitë e mëdha të shitjeve krijojnë për të rrëmbyer vëmendjen tuaj, ndërsa “lundroni” në internet.
Sa më shumë reklama të shikoni, q më shumë do të shpenzoni.
“Reklamat e tilla janë ndërtuar për të dëmtuar kontrollin e impulsivitetit tuaj. Sa më shumë që të tërheqin vëmendjen tuaj, aq më shumë do të bëjnë para kompanitë," tha Rashid.

9-Vetëbesimi i ulët
“Instgrami do të ndikojë në vetëvlerësimin tuaj, ndërsa Facebook i’u bën të fiksuar në lidhje me mendimet e njerëzve të tjerë rreth jush,” shprehet Rashid
Hulumtimet shpesh kanë zbuluar se njerëzit të cilët shikojnë jetën e tyre në rrjetet sociale, kanë shumë pak vetëbesim. Të gjitha studimet mbi ndikimet e rrjeteve sociale, tregojnë personat që qëndrojnë për kohë të gjatë kanë gjasa më shumë të preken nga depresioni. Përgjithësisht gratë përfundojnë duke menduar se kanë një trup të shëmtuar dhe bëjnë gjithçka që të ngjajnë me personazhet publik.
Shumë njerëz ndjehen më afërt me Facebook sesa me miqtë në jetën reale, ndërkohë që janë të stresuar dhe kanë shumë pak dëshirë të jetojnë vetëm.
10-Mendje ngushtësia.
Alogaritmet në aplikacionet e rrjeteve sociale janë bërë në mënyrë që njerëzit të formojnë grupe të tilla ku tregojnë gjithçka mbi veten.
“Shanset për të takuar miqtë tuaj virtualë janë shumë të pakta. Ju duhet integroheni në një grup shoqëror, të cilët i takoni shpesh dhe mund t’i besoni,” shprehet Rashid./Daily Mail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë