Shendet

Si ndikon ndotja e ajrit në trupin tonë?

Tashmë, të gjithë e kanë kuptuar se ndotja e ajrit është shumë e rrezikshme për popullsinë dhe qeveritarët po përpiqen ta trajtojnë në mënyra të ndryshme këtë fenomen.
Një prej masave të marra në Londër është edhe pagesa e një takse të lartë për automjetet. Qëllimi është të pengohen automjetet që shkaktojnë ndotje në ajër, në mënyrë që të reduktohen sëmundjet dhe vdekjet e parakohshme.
Kjo iniciativë vjen pasi shkencëtarët, gjatë gjithë kohës thonë se ndotja e ajrit është bërë më serioze nga sa mendohet. Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan tha se ndotja e ajrit, gjë e cila është e padukshme për syrin e lirë, është një emergjencë e shëndetit publik.
Ai shton se fakti që nuk shikojmë grimcat e pluhurit, dioksidin e karbonit, apo dhe helme në ajër, nuk do të thotë që nuk duhet të jemi të shqetësuar.
Projekti i ri do të përfshijë edhe krijimin e aparaturave, që do të shërbejnë për të matur dioksidin e karbonit dhe grimcat më të vogla të pluhurit. Një motivim për të zhvilluar këtë projekt ishin edhe studime të ndryshme se ndotja e arit mund të shkaktonte komplikime për shëndetin që zgjasin gjatë gjithë jetës për njerëzit.
Hulumtimet kanë treguar së fëmijët që rriten në rrugë shumë të ndotura, kanë mundësi më shumë për të qenë të sëmurë kur të rriten. Ndotja e ajrit mund të shkaktojë dhe sëmundje si bronkitin kronik dhe kancerin e mushkërive.

Mjeku Ben Barrer nga kolegji King’s në Londër thotë se fëmijët e lindur në një mjedis të ndotur kanë një imunitet shumë të dobët.
“Nuk ka një sëmundje të caktuar nga e cila mund të preken, por trupi i tyre kur të rriten nuk do të jetë i aftë për të përballuar asnjë sëmundje,” shtoi ai.
Ekspertët mjedisorë shprehen se është e vërtetuar se grimcat e pluhurit mund të hyjnë në trupin tonë dhe të shkaktojnë një sërë sëmundjesh. Një hulumtim kohët e fundit gjithashtu, ka treguar se grimcat e pluhurit mund të kalojnë edhe në tru duke shkaktuar demencian.
Ndërsa një studim që shtetin e Kinës i botuar javën e kaluar, tregoi se ndotja e ajrit mund të ndikojë edhe në lindjen e parakohshme dhe abortet. Në studim morën pjesë 15 gra, ku ekspertët vëzhguan placentat e tyre dhe panë pika të zeza, të njëjta me ato që kanë parë në mushkëritë e dëmtuara nga ndotja e ajrit në studime të tjera.
Lorrice Liu, nga hulumtuesit u shpreh se ishte i habitur që grimcat e pluhurit mund të arrinin deri në placentë. Sipas tij rrezikshmëria nga ndotja e ajrit është shumë e lartë.
Rachel Buswell, njëra prej grave që morën pjesë në studim shprehet se, kurrë nuk e kishte menduar se ndotja e ajrit do të ishte një ndër shqetësimet e saj në shtatzëni.
“Është e frikshme. Në momentin që kuptova se jam shtatzënë, në shumë mënyra u përpoqa të mbrohesha nga çdo gjë që mund të ishte e dëmshme për mua, por nga ajri nuk di si të mbrohem, kjo është realisht e frikshme,” shprehet ajo./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë