Teknologji dhe Inovacion

Si ndikoi pandemia në teknologji

Është e drejtë të thuash që 2020 nuk do të mbahet mend si viti më i dashur. Pandemia e koronavirusit mbizotëroi mbi teknologjinë ashtu si gjithçka tjetër e shumë prej nesh kanë kaluar shumë kohë përballë ekranit të televizorit e telefonit. Gjatë izolimit njerëzit filluan të takoheshin përmes bisedave në video, por pavarësisht komunikimit të vazhdueshëm njerëzit ndjeheshin ende vetëm.
Disa nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë panë fitimet e tyre të rriteshin dhe disa fillestarë patën fat dhe u bën të famshëm si Zoom dhe Deliveroo, të cilat u përdorën edhe nga universitete. Por shumë kompani të vogla u tensionuan dhe rivali i Netflix, Quibi fajësoi pandeminë për uljen e shikueshmërisë në platformë.

Ndërkohë sulmet në rrjet sociale u shtuan dhe shumë llogari të Twitter u hakuan.  Gjatë këtij viti ndodhi edhe sulmi SolarWinds e qeveritarët në SHBA mendonin se Rusia mund të kishte kompromentuar shumë nga sistemet e teknologjisë së informacionit të qeverisë.
Momente të tjera historike mbi teknologjinë këtë vit përfshinin edhe akuzat ndaj komapnisë Apple për ndërhyrjen në sistemet e telefonave të vjetër duke i vendosur një gjobë prej
25 milion euro për të cilën kompanisë i duhen një orë punë për ta shlyer.
Mbrojtja e Apple ishte se ajo kishte ndërmarrë hapin për të zgjatur jetën e aparateve dhe për të shmangur bllokimin e papritur, por mësimi ishte që të ishte i hapur me publikun. Më vonë gjatë vitit, firma ra dakord të paguante një shumë më të madhe për 34 shtete të SHBA-së për të zgjidhur ankesën e përdoruesve në lidhje me çështjen.

Gjithashtu në këtë vit pandemik lindi nevoja edhe për fë krijuar në aplikacion të ri i cili u përdor nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor në Britani, por jo vetëmpër të gjurmuar rastet me Covid-19.
Përsa i përket platformave të filmave si Netflix, ato arritën majat edhe pse Netflix zvogëloi giga bit-tët në fillim për të mos pasur probleme me rrjetin.
  Disney +, Apple, Amazon dhe YouTube morën të njëjtat masa por shumica e përdoruesve nuk u ankuan dhe nuk e vunë re këtë problem. 
Ky vit shtoi edhe dezinformimin në rrjete sociale, duke përdorur teori konspirative mbi pandeminë dhe mënyrën se si trajtohej ajo.

Përveç një viti me pandemi, vëmendjen më të madhe pas Covid-19 e kishte edhe teknologjia, e cila në çfarëdolloj kohe nuk ndalon. Gjithçka mund të ndalojë por jo teknologjia.

Burimi: BBC/ Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë