Analize

Si ndalimi i opiumit në Afganistan, zhvilloi tregun botëror të saj

Tregu i heroinës në Europë mund të shkojë shumë shpejt në një mungesë dhe hapësira mund të mbushet me diçka akoma më të keqe... një treg më të madh.

Pothuajse e gjithë heroina, që prodhohet nga bima e opiumit, që konsumohet në Europë, vjen nga Afganistani. Dikur monopol i opiumit, vitin e shkuar talibanët ndaluan kultivimin e bimës. Ndonëse prodhimi fshehurazi vazhdon, Afganistani nuk mban më vendin e parë dhe një vendim i tillë ka pasur efekte negative.

Ndalimi i kultivimit të opiumit në Afganistan rriti çmimin e saj disafish në tregun botëror, specifikisht Europë dhe SHBA. Çmimi i rritur nxiti vende të tjera të varfra, të nisin apo intensifikojnë kultivimin e opiumit.

BBC analizon rastin e Mianmarit, një vend shumë i varfër,  që vetëm në 2022-shin fitoi 2 mld dollarë nga tregu i opiumit, me mbi 800 tonë të prodhuara, sasia më e madhe ndonjëherë.

Një raport i kombeve të Bashkuara, cituara nga BBC thotë se edhe lufta në Ukrainë, i dha më shumë liri vendeve të varfra të kultivojnë dhe tregtojnë drogëra si opiumi.

Në atë që quhet "trekëndëshi i Opiumit", bëjnë pjesë edhe vende si Kina, Burma, Tajlanda dhe Laos.

Të ardhurat e fermerëve të opiumit u rritën vitin e kaluar në 280 dollarë/kg, një shenjë e tërheqjes së opiumit si kulturë dhe mall, si dhe kërkesës së madhe. Është një burim kyç i shumë lëndëve narkotike, si heroina, morfina dhe kodeina.

Sipërfaqet e kultivimit të lulëkuqes së opiumit në vitin 2022 u rritën me 1/3 në 40.100 hektarë, sipas raportit, i cili gjithashtu vuri në dukje praktika gjithnjë e më të sofistikuara bujqësore. Rendimentet mesatare të opiumit janë rritur gjithashtu në vlerën më të lartë që kur OKB filloi të gjurmonte metrikën në 2002.

Sipas shifrave të saj, në vitin 2022, kultivimi i opiumit përbënte 29% të sektorit agrikulturor dhe mblodhi të ardhura 4 mld dollarë. Shuma përfaqëson vetëm një pjesë të të ardhurave të realizuara nga prodhimi dhe trafikimi. Shuma gjithnjë e më të mëdha grumbullohen më tej përgjatë zinxhirit të furnizimit me drogë të paligjshme ndërkombëtarisht.

Burime:Politico, BBC, FT


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë