Ana e errët

Si na e bëtë këtë lagje kështu? Fqinjet rrihen me njëra-tjetrën

Në Shqipëri shprehja “jam tirans denbabaden (prej kohëve të lashta)”, vijon të jetë një nga frazat më të përdorura.

Aq më tepër, vitet e fundit kur lëvizjet e brendshme e kthyen kryeqytetin në zonën më të lakmuar. Megjithëse kur të rinjtë vijnë në Tiranë, ka shumë që nuk e përtypin dot e shkojnë deri aty sa konfliktohen. Historia është bërë e ditur për policinë nga një grua e lindur në Tiranë, e cila kujton se u shpreh në një nga bisedat me gratë duke pyetur: si na e bëtë këtë lagje kështu?

Kaq ka mjaftuar që gruaja tjetër të nxehet e ta fusë në banesë duke i kërkuar llogari për këtë shprehje. Policia përmend se në kallëzimin e saj tiranasja me inicialet A. A e moshës 38 vjeç u ndje aq e kërcënuar sa nuk e la sherrin në lagje, por kërkoi zgjidhje pranë policisë. Rasti po trajtohet nga komisariati numër 1 në kryeqytet bëjnë me dije burimet që i kanë pyetur veç e veç gratë për të mësuar se nga u buron gjithë ky inat ndaj njëra-tjetrës.

Kallëzuesja kujton se dhunuesja është qiraxheshë në lagje dhe se në një rast ajo e pa kur fshehtas qiraxhesha J. N. hyri në shtëpinë e komshiut. “Veçse pyeta si na e bëtë lagjen kështu dhe e kisha pa ndonjë gjë të keqe, kujton e reja, të cilës i ka kushtuar shtrenjtë kurioziteti. “J. më kapi me forcë dhe tentoi të më fusë në banesën ku jeton me qira, më vuri dorën në gojë me forcë dhe më pyeti – çfarë ke me mua se unë të vras. Por qiraxhesha këmbëngul në polici se u paragjykua nga tiranasja mbasi ajo lëvizte shpesh.

“Më pyeti nga shkoja dhe më fliste me zë të lartë. Jam e martuar dhe dal nga shtëpia për të çuar fëmijët në shkollë e për t’i marrë. Sa herë kaloja e dëgjoja që fliste nëpër dhëmbë. Kur hyra në shtëpinë time ku jetoj me qira, pashë mbash krahëve që fqinja deshi të hyjë me forcë dhe nuk e lejova”, thotë gruaja nga një qytet tjetër që ka ardhur në kryeqytet për një jetë më të mirë. Gruaja kujton në polici se tiranasja kishte frikë për burrin e saj, ngaqë ajo ishte moderne, por ajo kujton se “jam e martuar dhe nuk e kujtoj gjithë këtë inat ndaj meje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë