Arredim

Si mund t’i jepni shtëpisë pamje më të ngrohtë tani në vjeshtë

Vjeshta sapo ka ardhur, që do të thotë se është koha e duhur për të parë filma apo seriale dhe për të kaluar më shumë kohë në shtëpi. Por përpara se të rehatohesh në divan, gjëja më e mirë që mund të bësh është të shtosh disa artikuj dekorativë rreth shtëpisë, kështu ajo do bëhet më e ngrohtë dhe do marri pamjen e duhur të një shtëpie në vjeshtë.

Provo të shtosh disa gjëra qelqi apo një qilim për ti dhënë një imazh më të pastër dhomës së ndenjes. Shto disa jastëkë të vegjël nëpër divane. Ndoshta mënyra më e mirë për ti dhënë dhomës pamjen e duhur të vjeshtës është të vendosësh disa qirinj aromatikë në tavolinë, apo të mbushësh një vazo me lule artificiale vjeshte për ti dhënë shtëpisë një shkëlqim të përhershëm.

Më poshtë, disa artikuj të cilët mund t'i provosh këtë vjeshtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë