Teknologji dhe Inovacion

Si mund të ndihmojë në luftimin e zjarreve një ‘hundë elektronike’

Në verën e vitit 2021, zjarret shkaktuan një katastrofë në ishullin italian të Sardenjës, duke djegur mbi 28,000 hektarë tokë dhe duke larguar mijëra njerëz nga shtëpitë e tyre.

Pothuajse gjysma e tokës u dogj në një zjarr të vetëm katastrofik që preku rajonin Montiferru, pranë bregut perëndimor të ishullit. Tani, Montiferru është një nga zonat pyjore në të gjithë botën që po teston një sistem të ri paralajmërimi "ultra të hershëm" për zjarret, i zhvilluar nga një startup gjerman i quajtur Dryad.

Sipas ekspertëve, parandalimi i zjarreve do të ishte një lajm i madh pasi ndryshimet klimatike po i bëjnë zjarret më intensive dhe numri i zjarreve masive pritet të rritet deri në 14% deri në vitin 2030.

Përveç dëmeve prej miliarda parash që shkaktojnë zjarret, grimcat dhe kimikatet që prodhojnë janë ndotës të fortë dhe në vitin 2021, zjarret lëshuan një rekord prej 1.76 miliardë tonë karbon në atmosferë, ekuivalente me më shumë se dyfishin e emetimeve vjetore të CO2 të Gjermanisë.

Sistemet ekzistuese të paralajmërimit të hershëm bazohen në zbulimin vizual të tymit, qoftë përmes imazheve satelitore ose kamerave në tokë. Por këto sisteme janë shumë të ngadalta, sipas bashkëthemeluesit dhe CEO të Dryad, Carsten Brinkschute.

“Për të zbuluar një zjarr me sistemet e vjetra duhet që tymi të ngrihet me një lartësi deri në 1 kilometër dhe kur ndodh diçka e tillë, i bie që të jetë djegur një gjysmë fushe futbolli, për shembull. Duke shtuar edhe kohën që i duhet zjarrfikëses për të shkuar në vendngjarje, mund të jetë e pamundur të shuhet zjarri.

Zgjidhja mund të jetë “një hundë elektronike”

Dryad do të zvogëlojë kohën e zbulimit të zjarreve dhe do i kapë ato në fazën fillestare, kur akoma nuk ka flakë.

Për ta bërë këtë, kompania ka projektuar një sensor me energji diellore të pajisur me një detektor gazi.

"ky detektor mund të zbulojë hidrogjenin dhe monoksidin e kabonit. Në thelb mund të nuhasë zjarrin”, thotë Brinkschute duke shtuar se është “një hundë elektronike që e lidh me pemën.

Pasi sensori zbulon një zjarr, ai dërgon një sinjal që u transmetohet zjarrfikëseve.

“Zjarrëfikëset marrin një alarm me koordinanat e sakta se ku po fillon një zjarr. Është një alarm që jepet 60 minuta para se të fillojë zjarri i madh.

Sensorët do të shiten për 48 €.

Deri më tani, startup-i ka instaluar 300 sensorë testimi në Gjermani, Greqi, Spanjë, Portugali, Turqi, Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut, si dhe Montiferru në Itali.

“Ne kemi testuar sistemin Dryad në një zonë pyjore prej rreth 124 hektarësh”, thotë Philipp Nahrstedt, i cili menaxhon një pyll në Anhalt, Gjermani.

“Ne vumë një zjarr në pyll dhe brenda 14 minutash u zbulua nga sensorët. Kjo është një kohë fenomenale”, tha ai.

Brinkschulte tha se qëllimi i tyre është që deri në vitin 2030 të vendosin 120 milionë sensorë në të gjithë botën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë