Mode

Si iu krijua perandoria e bukurisë Huda Beauty

Sa herë në jetë keni menduar për të lënë punën tuaj për të bërë diçka që doni? Huda Kattan e mori këtë vendim 10 vjet më parë dhe tani drejton perandorinë e bukurisë Huda Beauty, të cilën "Forbes" kohët e fundit vlerësoi mbi 1 miliard dollarë.

Amerikania u largua nga Dubai - ku kishte ngritur shtëpinë e saj për dy vjet - la punën si financiere dhe u drejtua për në Los Anxhelos për t'u bërë një artist make-up dhe për të filluar blogun e saj të bukurisë.

Ajo fillimisht nisi të bënte qerpikë fals, kohë kur ajo e kuptoi se kishte një hendek të madh në treg, sa i perket fushës së bukurisë dhe modës. "Familja ime ishte e zhgënjyer në fillim. Unë nuk e dija fillimisht nëse i përkisja industrisë së bukurisë, ndonëse kjo fushë ka qenë diçka që më ka pëlqyer gjithmonë”, ka thënën Hunda për BBC, prindërit e të cilës ishin emigrantë irakianë.


"Prindërit e mi bënin punë shumë serioze, njëri avokat, tjetri mjek, të njëjtën gjë donin që të bëja edhe unë,të ndiqja hapat e tyre, prandaj kjo që nisa të bëj ishte diçka e re për familjen time. U ndjeva sikur ishin të zhgënjyer në fillim, kështu që e dija se duhej të provoja që do t'ia dilja.”

Kur 35-vjeçarja nisi biznesin e saj, fillimisht duke bërë qerpikë fals në vitin 2013, ajo tashmë kishte një bazë të mirë të klientëve potencialë, njerëzit që lexonin blogun e saj dhe e ndiqnin atë në mediat sociale. Por ajo kur nuk do t’ja kishte dalë me biznesin pa motrën e saj Mona, e cila është presidente globale Huda Beauty.

"Unë kam e kam shtyrë Hudën që të hidhte linjën e saj të re të rimelëve, ndërsa unë në atë kohë po bëja PR dhe këshillim biznesi, kështu që unë kam qenë vazhdimisht në kërkim të mundësive," thotë Mona për BBC.
Gjithmonë ajo kishte një plan për kompaninë që të shkonte përtej asaj që pritej, dhe për Hudën që të vinte vulën e saj në botën e bukurisë - duke përdorur trashëgiminë e saj irakiane për të krijuar përbërjen me ndikim të Lindjes së Mesme.

“Konturën e buzëve kam qenë unë e para që e kam bërë, duke përdorur laps dhe buzëkuq” ka thënë Huda.

https://www.instagram.com/p/BrSWYBwlwcZ/?utm_source=ig_embed

"Meqë isha rritur në SHBA, kisha një stil më shumë të lindjes së mesme, por gjithashtu një ndikim shumë perëndimor, gjithmonë e dija që doja të isha globale.

”Alison Tay është kryeredaktor i Grazia Middle East dhe thotë se rritja e Huda Beauty ka ardhur në një kohë kur tendencat arabe "kanë filluar të fitojnë tërheqje globale". Ajo gjithashtu i referohet lançimit të parfumeve të fundit të Hudës.

"Me parfumet e saj të fundit, Huda ka dhënë tregut një risi të re fushës së parfumeve.
Huda Beauty është rritur shumë shpejt, me sasinë e të gjitha produkteve në dispozicion duke sjellë 200 milion dollarë në shitjet vjetore.

https://www.instagram.com/p/BrdIF5qBc5L/?utm_source=ig_embed


Por Hunda thotë se fitimi nuk është pjesë e misionit të saj dhe ajo dëshiron të përqendrohet në përhapjen e mesazhit të saj. "Unë jam këtu për një qëllim, jo sepse dua të bëj shumë para.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë