Teknologji dhe Inovacion

Si i rriti pandemia fitimet e kompanive teknologjike nga reklamat

Kur pandemia na rrethoi vitin e shkuar, kompanitë e mëdha rishikuan përsëri reklamat e tyre.

Drejtuesi i Oreo, paratë që do t'i investonte për reklama në televizion i investoi në rrjetet sociale. Aty gjendeshin ata që mund të hanin Oreo.

Kompanitë me produkte ushqimore trefishuan shpenzimet në Facebook dhe kompoanitë me orendi shtëpiake iu futën Amazon-it.

Kështu, treshja e madhe Google, Amazon dhe Facebook, monopolizuan tregun e reklamave gjatë vitit 2020 dhe kishin në dorë të gjithë ekonominë e këtij tregu.

Ndonëse, situat po ndryshon, konsumatorët tashmëmjanë përshtaur me blerjen online, me kompjuterin. me bizneset online etj, dhe kjo traditë parashikohet të vazhdojë.

Të quajturit "triopol", shpenzimet që u bënë në këto tre kompani, tërheq edhe përdoruesit për të qenë më të lidhur me to, si një zhvillim me rëndësi.

Sipas ekspertëve, cdo shpenzim reklame që mund të shkontë në gazetë, televizion, revista etj, u mblodhën së bashku dhe iu dërguan "triopolit" teknologjik. Gjatë vitit 2020, Google,Amazon, Facebook "fusnin në xhep" 90% të fitimeve në tregun e reklamave.

Ekspertët thonë se në fakt një reklamim në rrjetet sociale është shumë më efektive se ai në televizion, dhe kompanive iu kthehet fitimi.

Në rrjetet sociale, bizneset njohin edhe targetgrupet, sipas moshës, interesit, gjinisë etj, gjë që nuk e bën dot në një reklame në TV.

Drejtuesit  e kompanive që reklamojnë shërbimet e tyre në rrjete sociale thonë se kjo është e ardhmja jonë. Nuk mund të kthehemi pas!

Burimi: WallStreetJournal


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë