Shendet

Si është strategjia e Britanisë për vaksinimin ndaj Covid-19

Mbretëria e Bashkuar është vendi i parë që  ka miratuar vaksinën anti-Covid-19 të zhvilluar nga kompania Pfizer dhe BioNTech. Britania ka vendosur të miratojë urgjentisht vaksinën, në mënyrë që të rritet imunizimi i popullatës sa më shpejt. Sipas ekspertëve Britania ka gati gjithçka duke nisur edhe nga mënyra se si do të shpërndajë vaksinën tek njerëzit dhe se çfarë pritet të ndodh pas marrjes së vaksinës.

Deri më tani Mbretëria e Bashkuar ka porositur 40 milion doza, të cilat do të shërbejnë për 20 milion persona, pasi vaksina është e ndarë në 2 doza që do të merren njëra pas tjetrës me një periudhë 21 ditore. Pavarësisht faktit se dozat nga Pfizer nuk janë të mjaftueshme, qeveria gjithashtu ka shpallur mundësinë për të marrë vaksina nga dy kompanitë e tjera që kanë deklaruar se deri më tani kanë një vaksinë efektive, si Moderna dhe AstraZeneca. Mbretëria e Bashkuar ka blerë 100 milionë doza të vaksinës së kompanisë AstraZeneca, e cila nëse miratohet do të shpërndahet përsëri fillimisht atje. Duke nisur nga kjo procesi i vaksinimit të popullatës do të vijojë për disa muaj.

Shteti ka planifikuar të nisë vaksinimin në javën e ardhshme me 800.000 dozat e para edhe pse vaksina mendohet të jetë  ende në fazë eksperimentale. Një tjetër hap i rëndësishëm është edhe fakti se si do të kryehet vaksinimi dhe Mbretëria e Bashkuar, ka menduar ta kryejë këtë proçes nëpërmjet Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë, por ende nuk është përcaktuar, pasi më herët Pfizer ka komunikuar se do të kujdeset kompania për shpërndarjen e vaksinave, dukeqenë se kjo lloj vaksinë ka një specifikë në mënyrën e ruajtes si për shembull temperatura nën -70 gradë.

Ashtu si është bërë e ditur edhe më herët nga të gjithë shtetet, vaksinimi fillimisht do të fillojë me kategorië më të ndjeshme si personat e moshuar, ata që janë në shtëpitë e kujdesit, e më pas do të vijohet me personat mbi 70 vjeç dhe puntorët e shëndetësisë.

Një tjetër hallkë tepër e rëndësishme për të cilën Mbretëria e Bashkuar po kujdeset është që vaksina të realizohet pa pasur ndonjë dallim të lidhura me etninë, fenë apo pasurinë dhe gjëra të tilla. Gjtihashtu, një detyrë e vecantë e Komitetit Teknik në Britani, do të jetë edhe monitorimi i ecurisë së vaksinës për  sa i përket imunitetit. Sipas të dhënave të deri tanishmë nga  kompania prodhuese, pritet që imuniteti të krijohet pas dozës së parë të vaksinës, por ende nuk dihet saktësisht se sa do të zgjasë imuniteti i tyre.

Në vijimsi të kësaj ende nuk dihet se zgjat imuniteti ndaj Covid-19, apo nëse do të duhet të bëhen këto vaksina herë pas here, gjithashtu vaksina nuk do të jetë e detyrueshme. Vëmëndje të vecantë nga autoritetet do të ketë edhe fakti nëse vaksinat kanë efekte anësore.

Burimi:BBC/Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë