Një pjesë e mediave serbe mendon se me Ballkanin e Hapur, ajo që do të përfitojë do të jetë Serbia, ndërsa përmes një karikature ironizohet me ata që besojnë se nga kjo nismë do të përfitojë Shqipëria.
Karikatura që po qarkullon në rrjetet sociale dhe mediat serbe tregon dy shqiponja dykrenare, njëra e bardhë, që përfaqëson shqiponjën serbe dhe tjetra e zezë, që përfaqëson shqiponjën shqiptare.
Dy shqiponjat dykrenare qëndrojnë në dy degë të ndryshme të së njëjtës pemë. Karikatura tregon se shqiponja serbe qëndron në një degë më të gjatë, më të shëndetshme dhe më të zhvilluar, duke nënkuptuar këtu ekonominë e Serbisë.
Shqiponja shqiptare vendoset në një degë më të shkurtër dhe shfaqet me një nënqeshje keqdashëse, që sipas mediave serbe përfaqëson besimin që kanë shqiptarët se me Ballkanin e Hapur po “ia fusin Serbisë”.
Në të vërtetë, shqiponja shqiptare shfaqet me një sharrë duke prerë degën e vet dhe sipas interpretimit të bërë në mediat serbe, sharra përfaqëson Ballkanin e Hapur, që do t’i presë degën (pra ekonominë) shqiponjës shqiptare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



