Analize

Si e bënë zap Gjermania dhe Franca koronavirusin

Italia ishte vendi i parë në Europë që ndaloi të gjitha fluturimet nga Kina por për ironi të fatit, është kthyer në epiqendrën më të madhe të shpërthimit të koronavirusit në kontinentin e vjetër.

Por ndërkohë që në vendin fqinj epidemia është përhapur brenda pak ditësh nga Veriu në Jug, efektet e virusit vdekjeprurës në vendet e tjera të Europës ka qënë e kufizuar. Në Francë dhe Gjermani, ku u shfaqën edhe rastet e para me koronavirus në Europë, autoritetet po monitorojnë prej gati dy muajsh të gjitha aeroportet, portet dhe stacionet e trenave.

Në Gjermani, numri i rasteve të konfirmuara të koronavirus ka arritur në 902, ndërkohë që disa pacientë janë rikuperuar plotësisht. Gjermania është një ndër vendet për t’u marrë shembull kur bie fjala tek kufizimi i përhapjes së virusit vdekjeprurës. Pacienti i parë i konfirmuar në Gjermani, ishte nga Bavaria dhe ishe infektuar nga një koleg kinez, që i kishte ardhur për vizitë më 21 janar.

Menjëherë pas shfaqjes së rastit të parë, autoritetet bavareze krijuan një linjë telefonike vetëm për koronavirusin, në mënyrë që të gjithë mund të telefononin dhe të bënin pyetje, duke shmangur në radhë të parë panikun. Po ashtu autoritetet gjermane krijuan një faqe për të siguruar informacione mbi koronavirusin. Në Bavari rezultoi edhe numri më i madh i të prekurve, por qeveria arriti t’i izolonte të gjithë në kohë, përpara se virusi të mund të përhapej.

Si e "kontrolluan" Gjermania dhe Franca koronavirusin? Gazeta Si, 2020

Gjermania gjurmoi më pas të gjithë qytetarët e saj që kishin udhëtuar në Kinë për t’i ekzaminuar, dhe për të bërë të mundur izolimin e epidemisë. Po ashtu Gjermania instaloi një sërë pajisjesh në aeroporte dhe stacione trenash, për të zbuluar që në pikat hyrësë të prekurit e mundshëm. Ndryshe nga vendet e tjera të BE-së, Gjermania nuk kufizoi lëvizjen e lirë brenda BE-së, ndaloi udhëtimet drejt provincave më të prekura në Kinë.

Hapi i dytë ishte ngritja e karantinave për çdo rajon, ku autoritet gjermane shfrytëzuan jo vetëm spitalet, por edhe dy baza ushtarake. Mjekët gjermanë ishin të parët që zbuluan se virusi mbijeton 9 ditë jashtë trupit të njeriut. Ajo urdhëroi shpërndarjen e dhjetëra miliona maskave mbrojtëse për qytetarët.

Kur e pyetën përse Gjermania nuk po anulon të gjitha fluturimet drejt Kinës, ministri gjerman i shëndetësisë deklaroi se masat kufizuese dhe parandaluese janë të mjaftueshme.

Ai vuri në dukje se pilotët në fluturimet e drejtpërdrejta nga Kina në Gjermani ishin të detyruar të raportonin pasagjerët që shfaqnin simptomat e virusit pak përpara uljes së avionit.

"Ne mund të kemi nevojë për masa shtesë për të ditur se cilat pasagjerë kanë qenë në kontakt me njerëz nga rajoni i Wuhanit”, tha ai.

Si e "kontrolluan" Gjermania dhe Franca koronavirusin? Gazeta Si, 2020

Nga rastet me koronavirus në Gjermani deri më tani, 14 prej tyre janë lidhur me një kompani gjermano-kineze në Bavari. Dy të tjerët ishin pasagjerë në aeroportin e Frankfurtit, të cilët u identifikuan gjatë mbërritjes.

Ndërkohë, nje nga pacientet e shtruar në Francë me koronavirus është shëruar, njoftoi të hënën në mbrëmje Ministri Francez i Shëndetësisë Olivier Veran. Ministri theksoi se politikat e qeverisë mbeten "të adaptueshme dhe të rishikueshme në çdo moment", në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e virusit.

Pacienti ishte një nga gjashtë shtetasit britanikë (përfshirë një fëmijë) të infektuar gjatë qëndrimit në vendpushimin skish në fund të janarit. Deri më tani Franca ka regjistruar 1126 raste me koronavirus, ndër të cilët 11 janë shëruar. Një turist 80-vjeçar kinez humbi jetën më 14 shkurt.

Për më tepër, më shumë se 350 njerëz janë vendosur në karantinë që nga riatdhesimi i tyre nga Wuhani.

Autoritetet franceze thanë se nuk ka nevojë të mbyllnin kufirin e vendit dhe as të vendosnin kontrolle me kufijtë me Italinë. Por qeveria u zotua të forcojë masat e parandalimit për të përmirësuar një shpërthim eventual të virusit. Ministria e Arsimit u ka kërkuar studentëve që kishin kaluar pushimet në Kinë, Singapor, Kore të Jugut, dhe gjithashtu në Lombardi dhe Veneto të qëndrojnë në shtëpi për dy javë.

Si e "kontrolluan" Gjermania dhe Franca koronavirusin? Gazeta Si, 2020

Tani, gjithsej 108 spitale, me të paktën një në secilin rajon të Francës, janë përgatitur të marrin, izolojnë dhe trajtojnë rastet e koronavirusit.

"Unë kam folur me kryetarin e Institutit Spitalor Universitar të Sëmundjeve Infektive në Marsejë dhe ai është në gjendje të kryejë 1000 teste në ditë në zonën e Marsejës. Në spitalet e Parisit ne po bëjmë 400 teste në ditën. Ne do të jemi në gjendje të përforcojmë kapacitetet tonë për t'u përgjigjur të gjitha kërkesave në të gjithë Francën”, Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran.
Në ditët e para të shpërthimit në të gjithë Francën farmacitë raportuan shitjen e maska kirurgjikale, por ish-ministri i shëndetësisë Agnès Buzyn tha që këto nuk janë efektive në mbrojtjen e njerëzve nga virusi.

Rasti i parë i koronavirusit në Francë ishte një mjet që ishte duke trajtuar një person të infektuar. Prandaj Franca po porosis maska mbrojtëse me cilësi të lartë për të gjithë punonjësit e shëndetit që janë në kontakt të ngushtë me pacientët.

Franca më herët në shpërthim përjashtoi kontrollimin e temperaturës në aeroporte, duke theksuar se periudha e gjatë e inkubacionit të virusit deri në 14 ditë e bën atë joefektive. Sidoqoftë, tani do të ketë pajisje shtesë të shpërndara për të gjithë pacientet që vijnë nga Italia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë