Arredim

Si duket një dhomë gjumi paqësore sipas arkitektëve

Dhoma e gjumit duhet të jetë po aq e rehatshme sa dhe çdo pjesë tjetër në shtëpi.
Arkitektë të ndryshëm në botë kanë dizejnuar dhomën perfekte, atë që fal qetësi dhe rehati.
Shtëpia Guadalahara, Meksikë, nga Alejandro Sticotti

Arkitekti Alejandro Sticotti projektoi Shtëpinë Guadalahara rreth dy pemëve ekzistuese dhe afërsia me natyrën ishte një aspekt i rëndësishëm i paraqitjes së saj. Kjo mund të shihet në dhomën e gjumit, e cila ka dyer të mëdha prej xhami nga dyshemeja në tavan që hapen në një kuvertë private në anën veriore të shtëpisë. Muret prej druri dhe një përzierje e butë gri dhe e bardhë e ngjyrave krijojnë një vend relaksues për gjumë.
Pound Ridge House, Amerikë nga Tsao & McKown

Kjo shtëpi në pjesën e pasme të Nju Jorkut ishte projektuar me një plan urbanistik të hapur, por suita e saj ndahet nga vendet më publike në një zonë private. Këtu, shtrati i pronarëve është përballë një muri të pikturuar me nuanca të errëta, që japin qetësi, afër një verande ku mund të shihet gjithë vendi. Dhoma e gjumit kompletohet me një oxhak në cep të saj.
Prism House, Kili, nga Smiljan Radíc

Një stil minimalist. Një shtrat ndoshta më shumë i thjeshtë sesa duhet por kjo gjë kuptohet kur mendon se nga xhami shikohet një mrekulli. Këtu shikohet një lumë i lavës nga një shpërthim i mëparshëm i Vullkanit Llaima afër. Arkitekti këshillon pikërisht këtë atil minimalist kur përpara ke një pamje madhështore.
Shtëpia Xiang Jiang, Kinë, nga Claesson Koivisto Rune

Studioja suedeze e arkitekturës dhe dizajnit Claesson Koivisto Rune përdori të gjitha materialet natyrore për këtë shtëpi në Pekin, ku një dhomë gjumi përmban panel druri në dysheme dhe mure si dhe një kornizë të madhe prej druri me katër pika ku në mes ndodhet shtrati. Ngjyrat përputhen me pjesët e dizajnit bashkëkohor nga Skandinavia, Japonia, Kina dhe Italia.
Shtëpi pushimi, Spanjë, nga YLAB Arquitectos

Një tavan me pllaka druri arre dekoron dhomën e gjumit të kësaj shtëpie pushimesh në Spanjën juglindore me pamje të vargmaleve. Guri ranor gri është përdorur për mur dhe bronz për të dekoruar pjesë.  E pasme të shtratit.
"Ndërveprimi i materialeve dhe elementeve prej bronzi e bën atë të ndihet shumë luksoz, por është gjithashtu komod, pothuajse si një shtëpi druri për pushime," tha bashkëthemeluesja e studios Yolanda Yuste López.
Bermonds Locke, Mbretëria e Bashkuar, nga Holloway Li

Bermonds Locke, një hotel në zonën Bermondsey të Londrës ka përdorur të gjitha ngjyrat e marra nga perëndimi i diellit siç shihet qilimi, apo dhe mbulesa e shtratit.
Dhomat përdoren për të fjetur, por edhe për të ngrënë dhe për të punuar, kështu që studioja ndau shtratin nga pjesa tjetër e dhomës duke krijuar korniza të veçanta të shtratit që mund të mbyllen duke përdorur perde.
Shtëpia e Pyjeve, Tajlandë, nga Shma Company

Shtëpia e mbushur me bimë strehon shtatë persona dhe 120 pemë në vetëm 300 metra. Në këtë dhomë gjumi të qetë, shtëpitë heqin dritaret për të krijuar intimitet, ndërsa dy ballkone të mbyllura kanë një shumëllojshmëri të bimëve në vazo. Një mobilie prej druri me tavolina pranë shtratit shton hapësirë praktike. Ngjyrat mbahen në të bardhë, me qilima ngjyrë kafe që përputhen me detajet e drurit.

Klinker Apartment, Spanjë, nga Serboli Architecture

Pllakat shumëngjyrëshe krijojnë një zbukurim të gjallë të dyshemesë në këtë dhomë gjumi në Barcelonë, ku ka një kufi fare të vogël mes rehatisë dhe ekzagjerimit.
Tavani është ngjyrë jeshile që kombinon me pjesën tjetër dhe zbukurimet mbahen në minimum për të lejuar që ngjyrat të flisnin vetë. Dy llamba sferike të bardha ndriçojnë shtratin si dhe ka një tryezë të vogël jeshile e errët për të vnedosur sendet personale.
Kawakawa House, Zelanda e Re, nga Herbst Architects

Duket si një dhomë që në pamje të parë është e frikshme por nuk është ashtu.
Ajo është e veshur me panele të errëta të thuprave. Ka dritare sipër për të lejuar rrezet e diellit të ulen në të gjithë dhomën. Është dhoma perfekte për këdo që ka fatin të marrë rrezet e diellit në dritare.
Me një pamje kaq të mrekullueshme, muret është e arsyeshme të rrinë bosh dhe detajet e vetme të jenë tavolinat e shtratit ngjyrë bezhë.
Círculo Mexicano Hotel, Meksikë, nga Mabrosi Etchegaray

Ka një ndjesi monastike për Hotelin Círculo Mexicano, me dyshemetë e lyera me të bardha dhe shtretërit e mbuluar me çarçafë ngjyrë bezhë të hapur. Tavani i veçantë në formën e valëve, i veshur me pllaka që duken si tulla i shton ngjyrë ambientit të qetë.
"Fillimisht i gjithë procesi i dizajnit u frymëzua nga një kishë. Nga këtu u nisëm të krijojmë një dhomë pa zbukurime, me pak materiale por që padyshim fal qetësinë që dhoma e gjumit duhet të përcjellë" tha arkitekti Jorge Ambrosi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë