Shendet

Si duhet të jetë vendi i punës në të ardhmen?

Ne harxhojmë pjesën më të madhe të ditës të punës në punë dhe ambienti ku punojmë cdo ditë, ndikon në shëndetin tonë edhe pse ne nuk jemi të vetëdijshëm. Për shembull ndriçimi mund të shkaktojë probleme me gjumin, ndotësit e ajrit mund të shkaktojnë dhimbje koke dhe vështirësi në frymëmarrje e zhurma mund të rrisë rrahjet e zemrës. Por nuk ka pse të jetë kështu.
Arkitektët, projektuesit dhe inxhinierët po mendojnë gjithnjë e më shumë për shëndetin që mund të sigurojmë edhe në vendin e punës dhe “WELL Building Standard”, një sistem global vlerësimi që ofron udhëzime për krijimin e hapësirave të brendshme më të shëndetshme, është duke krijuar një sistem të ri arredimi. Që nga viti 2014, janë regjistruar gjithsej 3,850 projekte të WELL në 58 vende të ndryshme në botë.
“Arreduesit tanë janë bërë lider në këtë fushë, kudo në vendet e tyre, pasi kanë ndihmuar klientët të krijojnë diçka shumë të mirë de të nevojshme për ta,” thotë Rick Fedrizzi kryetar i Well.
Sipas tij kompania përqendrohet në 11 koncepte, ajrin, ujin, ushqimi, dritën, lëvizjen, rehatinë termike, tingullin, materiale, inovacionin, shëndeti mendor dhe komunitetin. Ai shpjegon se si tre nga këto komponentë ndikon në shëndetin e njeriut.

Drita
Një pjesë e madhe e njerëzve shpesh herë ankohen se nuk flenë sa duhet dhe dritat elektrike mund të jetë një faktor kryesor. Dritat prishin ritmin natyror, pasi janë shumë të zbehta ditën dhe tepër të ndritshëm natën. Ndërsa, pagjumësia rrit rrezikun e problemeve shëndetësore, përfshirë kujtesën e dëmtuar, sëmundjet e zemrës dhe luhatjet e humorit.
Firma arkitekturore bëri provë që në ambientet e zyrave të përdorte ndriçimin cirkadian. Ose i quajtur ndryshe si cikli biologjik që përjeton 24-orë pothuajse çdo qenie e gjallë. Ky sistem ndryshon ngjyrën e dritës bazuar në ndriçimin natyral. Në mëngjes, dita ka një shkëlqim më të ngrohtë, që dalëngadalë kalon në një temperaturë të ftohtë e ngjyrë më të lehtë deri pasdite dhe ky proces përsëritet vazhdimisht.
Kur Shoqëria Amerikane e Dizajnuesve të Brendshëm (ASID) krijoi një sistem të ngjashëm në zyrën e tyre nga WELL, ata zbuluan se 25 përqind e të punësuarve kishin cilësi gjumi më të mirë.

Zhurma
Vendet më zë të lart kanë tendencën të ndikojnë në përqendrimin dhe produktivitetin, por ekspozimi afatgjatë madje edhe në zhurmën e nivelit të ulët të sfondit mund të rrisë edhe nivelin e hormonit të stresit, duke pasur më vonë probleme shëndetësore siç janë presioni i lartë i gjakut dhe dhimbja e kokës.
“Akustika është një nga parametrat më sfidues, që krijon një hapësirë më të shëndetshme në punë,” thotë Jessica Cooper, prej agjenteve të kompanisë Well.
Sipas saj përveç sasisë së konsiderueshme të zhurmës që gjenerojnë njerëzit, projektuesit duhet të luftojnë me zhurmën që vjen nga jashtë, për shembull nga ndërtimi ose trafiku, por edhe nga sistemet mekanike të ndërtesës.
Sipas ekspertëve, ndërsa zhurma përbën një problem, edhe qetësia e tepërt është një problem. Në mënyrë ideale, nuk është e nevojshme as të dëgjoni zhurma, por edhe të rrini në qetësi totale. Dizenjuesit po instalojnë stendat telefonike në zyra, ku njerëzit mund të kenë biseda private, duke përdorur pajisje që integrojnë materiale absorbuese të tingullit. Sipas Cooper , një shembull është tapeti, i cili në mënyrë të shkëlqyeshme ndihmon në thithjen e zhurmës së përgjithshme të hapësirës.
Padmakumar Puthillath, një inxhinier, thotë se parketet shpesh anashkalohen si një zgjidhje për problemet e zhurmës.
"Dyshemetë mund të ndikojnë në akustikë në dy mënyra të ndryshme. Ju mund të qetësoni zhurmën dhe të zvogëloni transferimin e zhurmës."
Me fjalë të tjera, tapeti mund të veprojë si një sfungjer për tingullin e ambientit dhe gjithashtu mund të parandalojë zhurmën e tepërt nga lëvizja në dysheme.

Shëndeti mendor
Shëndeti mendor dhe emocional është thelbësor për mirëqenien e punonjësve. Depresioni dhe ankthi janë në rritje kështu që nëse arredimi ndikon në shëndetin mendor, atëherë është një ide e mirë që duhet të krijohet një ambient sa më i përshtatshëm në vendin e punës.
Një shembull që vjen nga kompania është dizajni biofizik që është, dizajni që lidh njerëzit me natyrën është një mënyrë inovative për të ulur stresin dhe për të rritur kreativitetin, qartësinë e mendimit dhe lumturinë.
“Ajo që ne përqendrohemi nuk është thjesht vendoja e bimëve në një hapësirë, për të bashkuar mendjen me natyrën. Por, për të balancuar botën e teknologjisë së lartë me natyrën, projektuesit po prezantojnë elemente biofilikë që krijojnë ndjesinë sikur je në natyre dhe janë relaksuese. Strategjitë e projektimit biofilik mund të përmirësojnë mirëqenien,”shpjegon Puthillath.
Kompania Well po mbledh të dhënat për ambientet që i kanë të ndërthurura të gjitha komponentët, për të kuptuar se a është rritur mirëqenia dhe produktiviteti i punonjësve, ndërkohë që janë gjithnjë e më shumë duke kërkuar ide të reja inovative.
“Për shkak se ne punojmë me projekte në të gjithë globin, ne mund të mësojmë nga idetë inovative dhe t'i pasqyrojmë ato kudo ku operon kompania jonë,” thotë Cooper./National Geographic/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë