Mode

Si do të vishen sivjet në mbrëmjen e Met Gala 2021? Zbulohet kodi…

Pavarësia Amerikane është kodi i veshjes i shënuar në ftesat për Met Gala 2021 që do të organizohet më 13 shtator nga Timothée Chalamet, Billie Eilish, Amanda Gorman dhe Naomi Osaka si dhe Tom Ford, Adam Mosseri dhe Anna Wintour. Met Gala normalisht mbahet çdo vit në muajin maj me qëllim të mbledhjes së parave për ndihmë të ekspozitës vjetore “Costume Institute” dhe tërheq vëmendje ndërkombëtare me paraqitjen e yjeve në tapetin e kuq, me dizajne të stilistëve të ndryshëm, të cilat krijohen bazuar në temën vjetore të ekspozitës. Në 2020 ngjarja u anulua për shkak të Covid-19.

Këtë vit, ngjarja do të ketë dy akte: E para, e quajtur "Në Amerikë", do të jetë një shfaqje e vogël që do të zhvillohet këtë shtator ndërsa pjesa e dytë do të jetë një eksplorim rreth modës në Amerikë dhe do të mbahet të hënën e parë në maj 2022.

Për një Met Gala që njihet për kodet e saj të veshjes, "Pavarësia Amerikane" është domethënëse për këtë vit. Pas një viti izolues dhe sfidues, njerëzit po fitojnë ngadalë lirinë për të dalë, mbledhur dhe udhëtuar si dhe për tu veshur. Edhe pse kemi parë shumë të famshëm në shfaqje të ndryshme, një fustan i veshur pranë pishinës së shtëpisë nuk është njësoj si në tapetin e kuq.

Për një kuptim të drejtpërdrejtë të temës, të ftuarit mund të veshin flamurin amerikan të Vaquera nga koleksioni vjeshtë 2017 apo koleksionin e mbushur me të kuqe, bardhë dhe blu të Marc Jacobs pranverë 2016. Përveç këtyre, mund të vishen nga Halston, Stephen Burrows apo dhe Calvin Klein.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë