Teknologji dhe Inovacion

Si do të përfitojë Shqipëria nga “Blockchain”, ligji për monedhat digjitale

Ligji për tregjet financiare bazuar tek teknologjia Blockchain, është miratuar në 21 maj të vitit 2020 dhe ka hyrë në fuqi në 1 shtator.

Ky ligj rregullon kuadrin për monedhat digjitale dhe është një iniciativë e politikave të brendshme të qeverisë.

Në konferencën për mediat “Ekonomia në fokus”, pyetur nga gazeta “Si.al”,  Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e AKSHI, tha se ligji do të sillte shumë përfitime për Shqipërinë.

Aktualisht ky ligj është i miratuar në shumë pak vende të Europës , ndër të cilat Franca dhe Zvicra po punojnë për ta sjellë atë në një formë më të rregulluar.

Në Shqipëri, ligji për monedhat virtuale do të ndikojë në rritjen ekonomike pasi ai tërheq investitorët e huaj.

“Ligji për Blockchain po rregullon një treg të aktiveve virtuale i cili deri më tani ka qenë i parregulluar. Nëse kjo teknologji do të zbatohet siç duhet, përfitimet do të jenë të mëdha sepse nxiten mënyrat alternative të financimit.

Një tjetër përfitim që do të ketë Shqipëria nga ky ligj është fakti që pagesat online do të mbështeten me mënyrat e reja, më  të avancuara.

Ai do t’u hapë rrugën bizneseve globale dhe inovatore si dhe do të sjellë një rritje eksponenciale të sigurisë."-citoi Karçanaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë