Shendet

Si do të funksionojnë testet e antigenit!

Testet e antigenit janë shpërndarë në qendrën shëndetësore qëndrore në Tiranë dhe Drejtoresha e Operatorit të Shpërndarjes theksoi se janë trajnuar stafet, e pritet që në muajt në vijm të trajnoet edhe stafet jashtë kryeqytetit. Testet e shpejta  japin përgjigjen në 15 minuta dhe mund të paraqiten në moment. Ekspertët tregojnë se si do të kryehet ky proces për çdo pacient.

Testet e antigenit, janë anlaiza të shpëjta dhe të lehta për t’u përdorur dhe përngjan me testet e shtatzënisë. Tek analizat  e antigjenit merret prova nga pështyma dhe virusi kërkohet me metodën e immunoassay-it fluoreshent (FIA). Por testi i antigenit duhet të bashkangjitet me testin PCR kur mjekët mund të kenë dyshime.  Deri më tani është raportuar se këto teste arrijnë ndjeshmëri deri në 99 përqind.

Testet e antigenit duhet të bëhen patjetër vetëm nga mjekët dhe në qendrat shëndetësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë