Mode

Si do të duket stili i rrugës këtë vit?

Gjashtë muaj më parë, industria e modës ishte e bindur se 2021 do të ishte ndryshe.

Gjatë gjysmës së fundit të vitit 2020, ne pamë shfaqje që jepeshin online apo me një pjesëmarrje të vogël.

Kishte ndryshime dhe në stile e kurioziteti më i madh është se si do ndryshojnë gjërat këtë vit, cilat do të jenë risitë, sidomos në stilin e rrugës, duke parë dhe faktin se shumë kufizime qëndrojnë dhe njerëzit po dalin vetëm për shëtitje apo për të shkuar diku.

Çfarë ndihet e përshtatshme në kohë si këto dhe çfarë veshën stilistët dhe blogerët për të bërë një shëtitje?

Përveç maskave, të cilat ishin ndryshimi më i madh vizual në stilin e rrugës, tendenca ishte për veshje më të lehta, më të rastësishme që bashkuan pragmatizmin dhe personalitetin. Pamë shumë xhaketa që shkëlqenin, xhinse që binin në sy dhe çizme ose atlete të rehatshme mbi të gjitha.

Stilistët veshën këpucë me fustane mëndafshi dhe kryefjala ishin rrobat ‘plus size’ duke lënë mënjanë produktet që rrinë perfekt në trup.

Një rol të madh kanë luajtur dhe koleksionet e shkurtit të 2020, sezoni i fundit normal dhe mund të themi se deri diku, një stil rruge ndryshe ishte lajmëruar pa e ditur se do të jemi në një situatë të tillë. Ajo që është vënë re është se njerëzit po vishen siç duan, jo siç shtëpitë e modës apo blogerët po nxjerrin trendet.

Njerëzit që bënë sete fotografike më shumë tek fotografi i Vogue, Phil Oh, kishin stilin e tyre origjinal, “larg trendeve si Maggie Maurer, Nicole Atieno dhe Alton Mason.”

 Moda po bëhej më personale dhe më pak e drejtuar nga trendet dhe pandemia vetëm e shpejtoi atë ndryshim.

Para se të fillojnë shfaqjet dhe koleksionet e modës, këtu janë disa nga trendet e stilit të rrugës, ndryshe nga njëra-tjetra dhe mund të jenë frymëzim për të gjithë ato që duan të vishen ashtu siç thotë industria e modës.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë