Ngjarje

Shuplaka e bujshme, Will Smith përjashtohet nga Oscars për 10 vite

Aktori hollivudian Will Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në “Academy Awards” për 10 vitet e ardhshme, si rezultat i goditjes me shuplakë gjatë ceremonisë së Oscar, të komedianit Chris Rock.

“Bordi ka vendosur, për një periudhë 10 vjeçare nga 8 Prilli 2022, Z. Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje apo program të Akademisë, personalisht ose virtualisht, duke përfshirë por pa u kufizuar në Çmimet e Akademisë”, thanë Presidenti i Akademisë David Rubin dhe CEO Dawn Hudson në një deklaratë të premten.

Vendimi u mor gjatë një takimi të Bordit të Guvernatorëve të mbajtur më herët gjatë ditës në Los Anxhelos. Takimi, i planifikuar fillimisht për 18 prill, u përshpejtua pasi Smith njoftoi dorëheqjen e tij nga Akademia javën e kaluar.

Smith lëshoi ​​një deklaratë të shpejtë dhe koncize për ndalimin e tij nga Oscars për dekadën e ardhshme.

“Unë e pranoj dhe respektoj vendimin e Akademisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë