Bota

Shumë afër pushtimit të plotë, ushtria izraelite merr pikën kufitare të Rafahut (foto)

Nga Gazeta 'Si'-Ka qenë një natë shumë e vështirë dhe e përgjakshme kjo e 12 orëve të fundit në Gaza, pasi ushtria izraelite ka vendosur të gjitha llojet e armatimit në pjesën lindore të Rafahut.

Tanket izraelite kanë pushtuar zyrtarisht pikën kufitare të Rafah pasi përparuan gjatë natës, ndërsa avionët e tyre luftarakë goditën shtëpitë e banimit, duke vrarë të paktën 12 persona.

Al jazeera raporton se ushtria izraelite ka marrë zyrtarisht kalimin e Rafahut, duke e prerë në mënyrë strategjike Rripin e Gazës dhe po e mbyll atë nga rajoni. Nuk është vetëm një pikë hyrjeje për pasagjerët për të hyrë ose dalë nga Gaza, por që nga fillimi i kësaj lufte ka qenë një pikë kryesore e ndihmës humanitare për të hyrë në Gaza.

Me praninë ushtarake izraelite atje tani, mund të themi me siguri se po shohim një situatë shumë të vështirë për sa i përket dërgimit të ndihmave humanitare në Gaza, raporton rrjeti televiziv, sipas të cilit kjo tregon se jemi shumë afër një pushtimi të plotë të Rafahut.

Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh thotë se grupi ka pranuar një propozim për armëpushim në Gaza të paraqitur nga ndërmjetësit e Katarit dhe Egjiptit.

Katari do të dërgojë një delegacion në Kajro të martën në mëngjes për të rifilluar negociatat indirekte midis Hamasit dhe Izraelit për një marrëveshje të mundshme armëpushimi.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se propozimi nga Hamasi është larg kërkesave thelbësore të Izraelit, por qeveria do të dërgonte negociatorët për bisedime për të shterur potencialin për arritjen e një marrëveshjeje.

Pas dështimit të bisedimeve në arritjen e një marrëveshjeje, Hamasi tha të hënën në mbrëmje se kishte informuar ndërmjetësuesit Egjiptin dhe Katarin për "miratimin e propozimit të tyre në lidhje me një armëpushim" në luftën shtatëmujore, duke nxitur turmat brohoritëse të shkojnë në rrugët e Rafahut


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë