Ngjarje

Shuhet Paul Allen, bashkëthemeluesi 65-vjeçar i Microsoft

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare bashkëthemeluesi i Microsoft Paul Allen.

Allen vdiq nga komplikimet e limfomës (Limforma është një lloj kanceri që prek sistemin imunitar).

Rreth dy javë më parë, ai njoftoi se i është kthyer sëmundja e kancerit, të cilën e ka trajtuar në vitin 2009.

 Bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gatës zemërthyer ka shprehu ngushëllimet për humbjen e mikut të tij , ndrysa shtoi se Informatika personale nuk do të kishte ekzistuar pa atë.

“Zemërthyer nga vdekja e njërit prej miqve të tij më të vjetër dhe më të dashur. Informatika personale nuk do të kishte ekzistuar pa të. Ai meritonte shumë më tepër kohë, por kontributet e tij në botën e teknologjisë dhe filantropisë do të vazhdojnë të jetojnë për gjeneratat që do të vijnë”- tha miliardieri.


Paul Allen dhe Bill Gates në vitin 1986

Motra e Allen, Jody konfirmoi vdekjen e të vëllait të hënën pasdite.

“ Familja dhe miqtë e Palit u bekuan që të përjetonin mendjen, ngrohtësinë, bujarinë dhe shqetësimin e tij. Ndërsa shumica e dinin Paul Allen si teknolog dhe filantrop, për ne ai ishte një vëlla shumë i dashur, xhaxha dhe një mik i jashtëzakonshëm. Me pikëllim të thellë njoftojmë për humbjen e njeriut tonë të dashur”, shkruan motra e tij.

Allen dhe Bill themeluan themeluan Microsoft-in në vitin 1975. Ideja origjinale e kompanisë, thuhet se rrjedh nga një portofol i microcomputer dhe software, ishte të ndërtonte një implementim të një gjuhe programimi për një mikrokomputer të ri.

 Allen kishte fituar luftën me kancerin në vitin 2009, ndërsa ai dhe mjekët e tij ishin optimist se do ta mposhte sërish këtë sëmundje , e cila iu shfaq vetëm dy javë më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë