Lojëra me Dore

Shuhet Ivkoviç, trajneri i ish-Jugosllavisë së madhe të Petroviç dhe Kukoç

Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare trajneri legjendar, Dushan Ivkoviç, i cili udhëhoqi sllavët për të fituar medaljen e argjendit në Olimpiadën e 1998-ës dhe titullin kampion bote në 1990-ën. Ka fituar edhe dy herë Euroligën me Olimpiakosin e Pireut, të fundit në 2012-ën.

Bota e basketbollit është në zi. Lajmin për ndarjen nga jeta të trajnerit e ka dhënë federata serbe e basketbolit. Ivkoviç ishte shtruar në spitalin e Beogradit ditët e fundit dhe ishte në terapi intensive për shkak të një sëmundjeje në mushkëri. Ai vuante prej kohësh. Duda Ivkoviç drejtoi ish-Jugosllavinë drejt titullit kampion bote në 1990-ën, kur mundi në finale ish-Bashkimin Sovjetik.

Dushan Ivkoviç. Gazeta Si, 16 shtator 2021

Ishte një skuadër fenomenësh, me lojtarë si Drazhen Petroviç, Toni Kukoç dhee Vlade Divac, për të vazhduar me Perasoviç, Kutura, Paspalj, Zdovc, ObradoviÇ, Çurciç, Komazec, Jovanoviç dhe Saviç. Po ashtu, Ivkoviç ka fituar tri herë të artën europiane (1989, 1991 dhe 1995) si dhe argjendin olimpik në 1988-ën.

Si trajner klubesh, Ivkoviç ka fituar titullin në ish-Jugosllavi me Partizanin e Beogradit, në Greqi me PAOK-un dhe Olimpiakosin, në Rusi me CSKA-në e Moskës. Dy herë ka fituar Euroligën me ekipin nga Pireu, në 1997-ën dhe 2012-ën. Për herë të fundit ka drejtuar Efes Istanbul në 2016-ën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë