Lojëra me Dore

Shuhet ëndrra “Golden Slam” për Gjokoviç, eliminohet nga Zverev në gjysmëfinale

Stefi Graf mund të rrijë e qetë, mbetet ende ajo e vetmja që ka fituar një “Golden Slam” në karrierë, më saktë 4 tituj në turne kryesorë, plus medaljen e artë olimpike. Ëndrra e Novak Gjokoviç, fitues i 3 “Slam”-eve të para të sezonit, është ndalur në gjysmëfinale nga Sasha Zverev, i cili e mundi me përmbysje 1-6, 6-3, 6-1. Gjermani do të diskutojë titullin ndaj Khaçanov.

Dukej një fitore e sigurt kur nisi ndeshja, pasi numri 1 në botë ishte i pakapshëm, ndërsa gjermani dukej jashtë loje. Seti i parë u mbyll 1-6, ndërsa në të dytin Zverev u transformua tërësisht, reagoi shumë mirë dhe barazoi shifrat. Në këtë moment Nole filloi rënien, duke e lejuar kundërshtarin të fitonte setin e tretë me rezultatin 6-1.

Zverev gjate ndeshjes. Gazeta Si, 30 korrik 2021

"E përqafova te rrjeta dhe i thashë se është lojtari më i fortë në botë, - u shpreh Zverev pas ndeshjes. - Nole do ta arrijë rekordin e “Slam”-eve në Masters 1000. Kërkova falje, por nuk mund të fitonim të dy, për fat të keq".

Në gjysmëfinalen tjetër, Karen Khaçanov, numri 25 në botë, mundi pas dy setesh të fituar nga 6-3 për një orë e 19 minuta spanjollin Karreno Busta, numrin 11 të renditjes, që kishte eliminuar rusin tjetër Medvedev. Ishte një ndeshje e dominuar totalisht nga moskoviti që jeton në Dubai. Ai është rusi i dytë që shkon në një finale olimpike, pas Kafelnikov në Sidnei 2000.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë