Filma

Shuhet aktori Danny Aiello

Aktori Danny Aiello, i njohur më së shumti në filmat “Do The Ting Thing” dhe "Goodfather Part II", ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare. Familja e tij ka bërë me dije lajmin e hidhur, duke komunikuar gjithashtu se ai kishte pak kohë që vuante nga një sëmundje e cila u bë shkaku i vdekjes së tij.
"Është një pikëllim i madh të thuash që Danny Aiello, burri i dashur, babai, gjyshi, aktori dhe muzikanti ndërroi jetë mbrëmë,”janë shprehur familjarët e tij për BBC.


Ai mori pjesë në shumë film, ndër ta Moonstruck në vitin 1987, Fort Apache the Bronx, Once Upon a Time in America, The Purple Rose of Cairo dhe Hudson Hawk.
Në një intervistë për revistën “People” në vitin 1990 ai është shprehur se “aktrimi është një ëndërr e bukur që nuk duket se do të marrë fund”, duke demonstruar kështu pasionin e tij të madhe për aktrimin.

https://twitter.com/cher/status/1205516942087507968

Aiello, lindi në Rrugën Perëndimore 68, Manhattan dhe kur ishte 16 vjeç ai gënjeu për moshën e tij, që ta regjistronin në ushtrinë amerikane. Pasi shërbeu, atje për tre vjet dhe u kthye në Nju Jork për t’u futur në punë dhe për të mbështetur familje. Fillimisht ai punoi si nënpunës në kompaninë “Greyhound” një linja autobuzash. Më vonë ai nisi të punonte si kërcimtar në Manhatan, pasi i duheshin dy rroga për të mbajtur familjen

https://twitter.com/ThatKevinSmith/status/1205537839938539520

Ai hyri në rrugën e artit fillimisht si dublant për rolet e Robert De Niros më pas në vitin 1980 realizoi shfaqjen e pare televizive të quajtur “A family of Strangers”.
Më vonë ai mori rol kryesor në filmin “Purple Rose of Cairo”, dhe më pas iu kërkua të ishte në videon e Madonës, ku do të luante rolin e babait të saj. Familja e Aiello, përbëhet nga gruaja dhe fëmijët e tij, të cilët janë shumë të trishtuar nga kjo ngjarje. Ndërkohë, shumë artistë të tjerë kanë shprehur keqardhjen e tyre për këtë humbje të madhe.

https://youtu.be/G333Is7VPOg

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë