Shendet

Shtohen rastet e variantit indian në Britani. Çfarë është dhe sa raste ka

Në Britaninë e Madhe, javën e fundit është raportuar një rritje e rasteve për shkak të një varianti të ri të pranishëm në vend me Covid 19, i identifikuar me inicialet B.1.617, i njohur si ai "indian", duke pasur parasysh se ishte renditur dhe raportuar për herë të parë në Indi.

Rritja më e madhe në javë

Burimi: profesor Duncan Robertson- @Dr_D_Robertson

Ka 77 raste të variantit “indian” në Mbretërinë e Bashkuar (brenda një jave), por kjo është rritja më e madhe krahasuar me variantet e tjera. Kjo duket në tabelën “termike” (këtu poshtë), e përpiluar nga profesor Duncan Robertson, profesor i politikës dhe analizës së strategjisë në Universitetin Loughborough (Angli), bazuar në të dhënat e publikuara të enjten nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit Publik.

Në hartë, e ndarë gjatë javës në disa akse, ngjyrat nxjerrin në pah rastet e renditura të një varianti (me numrin relativ) nga më i qarti, te më i errëti, kur ato rriten.

Variantet renditen në boshtin e krahut të majtë. Nga tabela përjashtohet B.1.1.7, varianti “anglez”, tashmë mbizotërues në vend. Rastet e variantit “indian” janë më të shumtat (megjithëse disa mund të jenë zbuluar dhe raportuar më parë vetëm tani), padyshim gjithmonë në raport me përqindjen e testeve të renditura pozitive, e cila në Britani, është pak më shumë (mesatarisht) 10 përqind e të gjitha rasteve pozitive të zbuluara.

Gjendet edhe në Itali

Varianti B.1.617, u raportua për herë të parë në Indi, por që atëherë është gjetur edhe diku tjetër, përfshirë Kaliforninë.

Në linjat e portalit ndërkombëtar “PANGO”, theksohet se 42% e sekuencave B.1.617 të depozituara, vijnë nga India, 18% nga Britania e Madhe, 9% nga SHBA-ja, por ka raste edhe në Gjermani (6% të regjistruara), Zvicra (5%), por ka edhe në Itali, e cila raportoi 5 sekuenca (kundrejt 282 në Indi).

Dy mutacione me reliev të veçantë

Karakteristikat e variantit “indian”, nuk dihen ende në detaje, por disa karakteristika mund të parashikohen duke parë mutacionet e veçanta që parashikon në gjenom. Të 15 ndryshimet e aminoacideve të B.1.617, ndryshojnë nga ato të të gjitha varianteve të tjera, kur krahasohen me llojin dominues global, të përcaktuar si B.1, me dy përjashtime të dukshme.

Përjashtimet gjenden në një rajon të proteinës “spike”: i pari është një mutacion i quajtur L452R, i barabartë me ndryshimin e gjetur në variantin “kalifornian” (B.1.427).

Eksperimentet laboratorike, tregojnë se ky ndryshim rrit transmetueshmërinë dhe zvogëlon njohjen e antitrupave (përfshirë ato që janë të pranishëm në plazmën e antitrupave monoklonalë të kuruar dhe disa neutralizues).

Mutacioni i dytë me interes, ndodh në aminoacidin 484. Shumë nga variantet shqetësuese, të tilla si ai “afrikano-jugor”, “brazilian” dhe një variant i veçantë “Kent”, kanë një mutacion të quajtur 484K, i cili besohet se ndihmon virusin të paktën pjesërisht të shmangë përgjigjet imune të trupit dhe ato të disa vaksinave.

Varianti “indian” B.1.617, gjithashtu pësoi mutacion në pozicionin 484. Sidoqoftë, mutacioni 484 është i ndryshëm. Acidi glutamik, zëvendësohet nga aminoacidi polar që nuk është i ngarkuar me glutaminë, duke arritur në shkurtesën E484Q. Eksperimentet, laboratorike konfirmojnë se ky ndryshim, jep gjithashtu një rritje në vetitë e lidhjes së pikës, me receptorin njerëzor ACE2 dhe evazionin imunitar.

Rëndësia e renditjes

Ndërsa nevojiten më shumë kërkime për të eksploruar rolin e këtyre mutacioneve dhe ndikimin që ato mund të kenë, kombinimi i dy mutacioneve, ndonjëherë i quajtur një “mutant i dyfishtë”, do të ndihmonte në shpjegimin e transmetimit në rritje të variantit “indian” në vendin e tij të origjinës. India po përjeton një valë shkatërruese të koronavirusit, megjithëse është e paqartë se sa varianti B.1.617, po ndihmon për të nxitur rritjen e rasteve. Në fakt, një parametër themelor në këto raste, është pikërisht ai i kapacitetit të sekuencës së gjendjeve të ndryshme, ku përhapen variantet.

Shumë prej tyre njihen, sepse janë hartuar dhe përshkruar në Britaninë e Madhe, e cila është një nga vendet ku renditet më shumë.

Roli (i kundërt) i vendeve si Britania dhe Brazili

E ardhmja e virusit, e shkatërruar nga vaksinat dhe imuniteti i miliona njerëzve të shëruar, po vendoset në muajt e fundit. Variantet mund të zhvillohen më shumë në vende, të tilla si Izraeli dhe Britania e Madhe, ku virusi "normal" ose i egër, nuk mund të gjejë më njerëz për të infektuar dhe për këtë arsye duhet të ndryshojë, ose në vendet (të tilla si Brazili) ku përhapet pa përmbajtje dhe për këtë arsye mund të shndërrohet shpejt, pasi virusi mund të shndërrohet sa herë që replikohet. Prandaj është e rëndësishme, veçanërisht në këtë fazë të pandemisë, të monitorohet fillimi dhe përhapja e varianteve të reja dhe të pajisen vaksinat për t'u marrë me to.

Doza e tretë, hipoteza "fituese"

Megjithëse tani për tani, vaksinat duken efektive në pothuajse të gjitha variantet shqetësuese, me rënie të lehta të efikasitetit, veçanërisht në lidhje me Afrikën e Jugut, ideja e të menduarit për një dozë të tretë që lufton variantet, është ajo që po mbizotëron.

Kompanitë farmaceutike, tashmë janë duke punuar për të dhe veçanërisht në lidhje me vaksinat e teknologjisë ARN, nuk duket e vështirë ose shumë e gjatë për të përditësuar ilaçin me disa ndryshime ‘ad hoc’: për shembull, kompania “Moderna” njoftoi më 13 prill rezultate të shkëlqyera të efikasitetit në studimin e fazës II që po kryen për një vaksinë të modifikuar për të punuar për variantin e “Afrikës së Jugut”, por kompanitë e tjera janë gjithashtu në një fazë të përparuar klinike mbi këtë hipotezë, që mund të transformojë luftën kundër koronavirusit në një praktikë shumë të ngjashme me luftën sezonale kundër gripit, me një virus që ndryshon pak dhe një vaksinë që ripërtërihet çdo vit.

Përshtati në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë