Përshkallëzohen masat parandaluese kundër koronavirusit, duke bllokuar lëvizjet me makinë në 6 qytete, por edhe mbyllje e lokaleve, bareve, restoranteve në të gjithë Shqipërinë. Në një dalje të fundit nga Facebooku, kryeministri Rama ka lajmëruar mesat e reja që do të aplikohen në disa qytete të Shqipërisë në luftë me COVID-19.
” Ajo që dimë është që sa më shumë të shtrëngohemi sot aq më shumë e kemi bërë tonën përballë këtij armiku. Durim, durim dhe aspak frikë. Kemi vendosur të ndërpresim fluturimet, transportin detar dhe me autobs me Greqinë fqinje, për momentin autoveteturat do të vijojnë, ndërsa transporti i mallarave asnjëherë nuk do të ketë ndërprerje, njësoj si me Italinë. U informuam sot se Maqedonia mbylli doganën e Bllatës, Turqia mbylli portës së fluturimeve nga Europa dhe ky është një tjetër shembull se pse ne bëmë këtë gjë në kohën e duhur. Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë ndalohen aktivitet tregtare nga nesër, lokalet dhe mjediset e mbyllura. Nga dita e diel në 06:00 do të ndalohet jo vetëm qarkullimi brenda po edhe në rrugët nacionale që lidhin Vlorën me Fierin, Fierin me Lushnjen dhe Shkodrën me Lezhën, pra perimetri i mbrojtjes do të zgjerohet dhe do të ndalohet qarkullimi mes Elbasanit dhe Korçës”, deklaroi Rama në këtë videomesazh.
Më tej kryeministri theksoi se në perimetrin e blinduar do të këputen lidhjet mes këtyre qyteteve për autobusët, apo makinat private, do të qarkullojnë vetëm automjetet që hyjnë në kategoritë e lejuara brenda perimetrit Tiranë-Durrës. Sipas tij, kompanitë ditën e hënë duhet të sigurojnë transportin e punonjësve të tyre të akredituar apo mjetet e punonjësve. Edhe punonjësit e administratës duhet të sigurohen që të pajisjen me kartelën identifikuese
“Janë shumë ata që duhet t’i kuptojnë disa rregulla themelore të kësaj lufte. Shumë i bien telefonit për të bërë testin se kanë qenë në kontakt me ata që kanë ardhur nga Italia. Të gjithë duhet të sillemi sikur e kanë virusin dhe të mbrojmë njeri-tjetrin. Nëse kemi shenja gripi nuk ka arsye për t’u alarmuar. Testi bëhet në një gjendje më të vështirë se gjendja gripale. Nuk e dimë, ajo që dimë është se sa më shumë të shtrëngohemi aq më shumë kemi bërë kundrejt këtij armiku. Prandaj durim miq, aspak frikë dhe shuam kujdes. 80% e atyre që kanë simptoma e kalojnë në shtëpi me sukses”, theksoi kryeministri.
Gjithashtu Rama ka bërë ditur se kompanitë mediatike duhet të ndërpresin ccdo lloja programi më me shumë se dy persona. “Sanksionet për shkelësin do të jenë të ashpra dhe do të përshkallëzon. Të gjitha kompaninë televizive duhet të ndërpresin programet me më shumë se dy persona, do të ndalohen se janë vatra të rrezikshme për armikun e padukshëm. Të evitohet ajri i kondicionaur. Hapja e dritareve ndihmon në luftën e përditshme ndaj tij. Kjo do të jetë jeta jonë në këtë luftë, në këtë të keqe të madhe që na zuri. Të bëjmë më të mirën e mundshme të gjithë së bashku”, theksoi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



